Kek Shtëpie me Banane – Ëmbëlsi Magjike
Tradita shqiptare e përgatitjes së ëmbëlsirave është fantastike. Me shurup a me sherbet, me fruta të thata, a arra dhe bajame, a me mollë e me karrota, shije të ndryshme, të gjitha të mrekullueshme që të ndjellin e kënaqin oreksin e nepsin menjëherë. Por fantazia e amvisave në kuzhinë është magjike. Së fundmi, një recetë […] The post Kek Shtëpie me Banane – Ëmbëlsi Magjike appeared first on AgroWeb.
Tradita shqiptare e përgatitjes së ëmbëlsirave është fantastike.
Me shurup a me sherbet, me fruta të thata, a arra dhe bajame, a me mollë e me karrota, shije të ndryshme, të gjitha të mrekullueshme që të ndjellin e kënaqin oreksin e nepsin menjëherë.
Por fantazia e amvisave në kuzhinë është magjike. Së fundmi, një recetë e ëmbël ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me shijen e saj marramendëse.
Keku me banane.
Përgatitet krejt lehtë, kërkon pak përbërës por shija e tij është unike. Një ëmbëlsirë ideale për tu konsumuar në çdo kohë të ditës.
Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me një filxhan kafe apo çaj të ngrohtë.
Një ëmbëlsirë fantastike për të kënaqur shijen e të vegjëlve dhe të rriturve njëkohësisht.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e thjeshtë të përgatitjes së kekut me banane.
Përgatitja e Kekut Të Shtëpisë me Banane
Përbërësit
- 125 gr gjalpë i freskët
- 3/4 e një filxhani çaji me sheqer
- 1 lugë e vogël me vanilje
- 1 vezë
- 2 banane
- Një filxhan çaji e gjysmë me miell
- Një filxhan kafeje me qumësht
Përgatitja
Në një tigan shtoni gjalpin, sheqerin dhe vaniljen.
Përzjenini dhe lërini derisa të shkrijnë dhe masa të bëhet e njërajtshme.
Më pas largojeni tiganin nga zjarri.
Shtypeni tulin e bananes dhe përjeheni mirë derisa të bëhet në formën e puresë dhe shtojeni në tiganin ku është sheqeri dhe gjalpi i shkrirë.
Shtoni vezën, përzjeheni mirë me brumin e bananes, më pas shtoni miellin dhe qumështin dhe përzjeini me ngadalë derisa brumi të bëhet homogjen.
Brumin hidheni në tavën e pjekjes dhe piqeni në furrë me 170 gradë për 40 minuta.
Vlerat e bananeve
Sigurisht që të pagatuara vlerat e bananes janë të shumëfishta por edhe të gatuara ato nuk humbasin përveçse shtojnë më shumë shijen e recetës së përgatitur.
Banania është mjaft e shijshme. Ajo i jep trupit tonë të gjithë ato gjërat e mira për të cilat ka nevojë.
Bananet përmbajnë shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza./AgroWeb.org
The post Kek Shtëpie me Banane – Ëmbëlsi Magjike appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?