Këngëtarja akuzon Bleron për ngacmim seksual: M’u fute në krevat me të brendshme
Këngëtarja Linda Halimi ka shokuar me deklaratën e saj për artistin, Blero Muharremi, të cilin e akuzoi për ngacmim s*ksual. Linda Harrimi ka rrëfyer se me këngëtarin është njohur kur ai ishte i martuar me moderatoren, Teuta Krasniqi dhe ky i fundit i ka ofruar të shkojnë bashkë në dhomën e hotelit ku ajo ishte akomoduar. […]
Këngëtarja Linda Halimi ka shokuar me deklaratën e saj për artistin, Blero Muharremi, të cilin e akuzoi për ngacmim s*ksual.
Linda Harrimi ka rrëfyer se me këngëtarin është njohur kur ai ishte i martuar me moderatoren, Teuta Krasniqi dhe ky i fundit i ka ofruar të shkojnë bashkë në dhomën e hotelit ku ajo ishte akomoduar.
Gjatë spektaklit të Big Brother Vip, ku të dy këngëtarët janë konkurrentë, ajo tregoi se në atë periudhë punonte për ish-gruan e Bleros dhe pas përfundimit të xhirimeve, Blero Muharremi e ka dërguar në hotelin ku qëndronte, por sipas saj, ai i ka kërkuar të shkonin së bashku në dhomë.
Ajo bëri deklaratën pas nxjerrjes së një video nga produksioni gjatë spektaklit ku Linda Halimi i shprehej banorëve të tjerë se Blero është arrogant dhe se e njihte prej shumë vitesh.
“Blero ka egon, arrogancën. Është deluzional pafund e njoh para 12-13 viteve. Ka qejf të bëjë shaka, por e tejkalon limitin”, tha Linda Halimi.
Por këngëtari iu drejtua duke thënë se duhet t’i vijë turp që flet kështu pasi është edhe e martuar.
Ishte kjo “nxitje” e Blero Muharremit që bëri këngëtaren të rrëfente detaje nga e shkuara e tyre.
“E mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit”, iu drejtua Linda, e cila është e martuar me reperin amerikan Big D dhe kanë një vajzë së bashku.
Më pas tregoi se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, Blero i ka shkuar me të brendshme në krevat dhe i ka fikur mikrofonin duke i thënë se “hajde rrimë dhe flejmë bashkë”, por që janë mohuar nga artisi.
Pjesë nga diskutimi:
Blero: Një grua e martuar, është turp të flasë kështu
Linda: Të vijë turp ty që shitesh këtu si i ndershmi i botës. Unë me Bleron e kam personale, ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.
Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, para 13 viteve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe insistoi, si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, të vijë lart te dhoma e hotelit me mua, e mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit. Është shumë e vërtetë betohem në zot.
Më pas Lindia Halimi hodhi të tjera akuza.
Linda: Ka ardhur një natë në shtrat me mua dhe Ganinë me të brendshme (nëse mundem të shprehem kështu). Më hoqi mua dhe Ganisë bateritë e mikrofonave dhe tha që ‘nuk guxon askush të të flas sepse unë jam këtu. Hajde rrimë dhe flejmë bashkë.
Blero: Me vërte e ke ti?
Linda: Ndoshta ka dashur të vazhdojë muhabetin e hotelit.
“A keni kamera këtu?”, iu drejtua këngëtari, drejtuesit të emisionit.
/f.s
What's Your Reaction?