Kërkon ndihmën e INTERPOL-it/ Rusia lëshon urdhër-arreste për 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Rusia ka lëshuar tre urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Autoritetet ruse kanë kërkuar që ata të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it. Ky lajm është bërë me dije nga media e Kosovës, Koha.net. urdhër arrestet dyshohet se janë lëshuar për një ngjarje të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku u […]

Mars 2, 2024 - 19:20
 0
Kërkon ndihmën e INTERPOL-it/ Rusia lëshon urdhër-arreste për 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës
Reklamë
Reklamë

Rusia ka lëshuar tre urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Autoritetet ruse kanë kërkuar që ata të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it.

Ky lajm është bërë me dije nga media e Kosovës, Koha.net. urdhër arrestet dyshohet se janë lëshuar për një ngjarje të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku u arrestua një shtetas rus.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë lista e të kërkuarve nga shtetit rus është rritur mjaft. Tashmë kjo listë ka shkuar në 100 mijë të kërkuar.

Reklamë
Reklamë

Në mesin e tyre është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Megjithatë për momentin ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet e Kosovës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.