“Koha për politikanë altruistë”/ Krashi: Asambleja e PS në shtator, Ahmetaj sjellje të padenjë
Pas pushimeve të gushtit, socialistët do të kenë një sezon të ri të ngarkuar, jo vetëm me angazhimin parlamentar por edhe me punët e brendshme të partisë. Deputeti i majtë Lavdrim Krashi gjatë intervistës në “Ditar” në A2 tregoi se kur do të mblidhet Asambleja dhe më pas Kongresi për të marrë vendime të rëndësishme […]
Pas pushimeve të gushtit, socialistët do të kenë një sezon të ri të ngarkuar, jo vetëm me angazhimin parlamentar por edhe me punët e brendshme të partisë.
Deputeti i majtë Lavdrim Krashi gjatë intervistës në “Ditar” në A2 tregoi se kur do të mblidhet Asambleja dhe më pas Kongresi për të marrë vendime të rëndësishme për mazhorancën.
Deputeti socialist mohon që largimi i Damian Gjiknurit të jetë i lidhur me dosjen e inceneratorëve. Arsyeja sipas tij ka të bëjë me performancën si numri dy i Partisë Socialiste.
Gjithashtu Krashi përçoi edhe një mesazh për kryeministrin Rama, që t’i japë fund promovimit të politikanëve problematikë.
“Ata që kanë problem me korrupsionin nuk kanë parti, ata kanë parti veten. Është koha që dera tu hapet politikanëve altruistë. Unë nuk kam menduar asnjëherë të vjedh lekët e qytetarëve, ka të tjerë që kanë futur krahun në lekët e taksapaguesve.”
“Largimi është një sjellje e padenjë. Me drejtësinë duhet të përballesh në shesh të burrave.”
What's Your Reaction?