Komandanti i KFOR: Situata është më e qetë, Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut
KOSOVË- Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia ka folur për situatën në veri të Kosovës. Në një konferencë me gazetarët, ai tha se situata në veri pas ngjarjes ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës është më e qetë. Ai shtoi se KFOR është prezent në veri, [...]Read More...
KOSOVË- Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia ka folur për situatën në veri të Kosovës. Në një konferencë me gazetarët, ai tha se situata në veri pas ngjarjes ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës është më e qetë.
Ai shtoi se KFOR është prezent në veri, sipas kompetencave të tij dhe se po monitoron situatën. Mes tjerash ai theksoi se KFOR nuk ka nevojë të shtojë objekte të reja logjistike.
Me rëndësi kryesore shtoi gjenerali është që Kosova dhe Serbia, duhet t’i kthehen tryezës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE, proces ky, i cili ka mbështetjen edhe nga SHBA.
“Situata është më e qetë normalisht, siç ndodh zakonisht pas një krize. Palët duhet të kthehen në tryezën e negociatave, prandaj ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe që mbështetet edhe nga SHBA. Sa i përket ngjarjes së 24 majit, në ende duke punuar për të kuptuar se çfarë lloj pajisjesh janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, kemi listën dhe bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës. Që nga 1999 KFOR është prezent këtu. Nuk ka nevojë që të ndërtojmë objekte të reja, logjistika është e mjaftueshme”, tha ai.
Ai shtoi se KFOR e mbështet FSK-në, por kjo bëhet sipas mandatit të tyre.
“Jemi të gatshëm për të stabilizuar situatën. Ne veprojmë në mënyrën e duhur me mandatin tonë. Ndërhyrja jonë profesionalisht matet. Për sa i përket FSK-së, ne e konsiderojmë mandatin e FSK siç është paraparë me mandatin origjinal dhe ndërhyrja jonë është në mbështetje të FSK, në hulumtim, kërkim, shkatërrim i mjeteve të pashpërthyera dhe të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjmë me mbrojtjen civile”, tha ai.
Sa i përket logove të KFOR-it që u gjetën pas sulmit në Banjskë e që ishin përdorur nga sulmuesit serbë, Ristuccia ka deklaruar se KFOR-i po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme.
“Janë duke u bërë hetime dhe kemi ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të zvogëluar rrezikun e asaj që ne e quajmë ‘sulm nën flamur të rremë’”./ n.m.abcnews.al
What's Your Reaction?