Konferencë për integrimin europian: Nga argumentet negative, në qasjet pozitive
Për të dytin vit radhas Instituti i Studimeve Ndërkombëtare dhe një numër partnerësh shqiptarë dhe të huaj, ndër ta ambasada spanjolle, në cilësinë e mbajtëses së Presidencës së radhës së BE-së, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadat e Italisë, Gjermanisë, Austrisë dhe Greqisë organizuan Konferencën Ndërkombëtare rreth perspektivave të integrimit europian të Shqipërisë. E organizuar […]
Për të dytin vit radhas Instituti i Studimeve Ndërkombëtare dhe një numër partnerësh shqiptarë dhe të huaj, ndër ta ambasada spanjolle, në cilësinë e mbajtëses së Presidencës së radhës së BE-së, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadat e Italisë, Gjermanisë, Austrisë dhe Greqisë organizuan Konferencën Ndërkombëtare rreth perspektivave të integrimit europian të Shqipërisë. E organizuar si një debat i hapur, Konferenca mblodhi në një studiues të çështjeve europiane, akademikë, diplomatë, gazetarë nga Shqipëria, Spanja, Italia, Gjermania, Austria, Greqia etj.
E veçanta e këtij debati ishte se ai synonte të eksploronte narrativat e përfitimit të ndërsjellë të integrimit europian. Ndërsa narrativa mbizotëruese për procesin e integrimit europian mbetet ajo fuqisë transformuese të këtij procesi, konferenca theksoi se ka ardhur koha të analizohet edhe kahja tjetër e këtij procesi, ajo se çfarë Shqipëria dhe vendet e rajonit i sjellin Bashkimit Europian, çfarë kontributesh strategjike dhe vlerash të shtuara sjellin ato sot, dhe në të ardhmen.
Në panelet e Konferencës u diskutua se çfarë sjell konkretisht Shqipëria dhe rajoni në BE-në e sotme dhe të nesërme, dhe cili është kontributi i saj në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare, duke iu referuar rolit të saj si anëtare jopermanente e Këshillit të Sigurimit.
Ambasadori i Spanjes ne Shqiperi Alvaro Renedo Zalba nenvizoi se jo vetem Europa i jep Shqiperise, por edhe Shqiperia i jep Europes, prandaj vendi i saj eshte ne Bashkimin Europian. Ambasadori i ri i Delegacionit Europian ne Tirane Silvio Gonzato u shpreh se Shqiperia eshte provuar si nje partner i besueshem i BE ne arenen nderkombetare. Kryetari i Institutit te Studimeve Ndërkombëtare Albert Rakipi nënvizoi se ka ardhur koha që narrativa dominuese e deritanishme se cfare Europa mund te beje per Shqiperine dhe Ballkanin te sfidohet nga narrativa tjeter se cfare Shqiperia dhe vendet e Ballkanit mund te kontribuojne per Europen. Eshte e rendesishme qe të shohim edhe arsyet pozitive se përse BE-ja duhet të zgjerohet me anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë.
What's Your Reaction?