Konfirmohet ndarja? Princ Leka shfaqet vetëm në ceremoninë e rëndësishme, uron pavarësinë i vetëm

Krisja e marrdhënieve mes trashgimtarit të fronit mbretëror, Princit Leka II dhe princeshë Elia Zaharias kanë qenë prej disa javësh në vëmendjen e mediave rozë. Mediat kanë raportuar vazhdimisht se ka dyshime të forta, se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre. Dyshime të cilat nisën që prej momentit të […]

Nëntor 28, 2023 - 21:20
 0
Konfirmohet ndarja? Princ Leka shfaqet vetëm në ceremoninë e rëndësishme, uron pavarësinë i vetëm
Reklamë
Reklamë

Krisja e marrdhënieve mes trashgimtarit të fronit mbretëror, Princit Leka II dhe princeshë Elia Zaharias kanë qenë prej disa javësh në vëmendjen e mediave rozë.

Mediat kanë raportuar vazhdimisht se ka dyshime të forta, se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Dyshime të cilat nisën që prej momentit të festës së ditëlindjes së princesësh Geraldinë, ku Leka dhe Elia e festuan në mënyra të veçanta, dhe jo si zakonisht të bashkuar.

Reklamë
Reklamë

E si për t’i vënë “vulën”, mbrëmjen e sotme Princ Leka ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai gjithashtu ka dalë i vetëm në foton e postuar në “Instagram”, me të cilën uron shqiptarët me rastin e 28 nëntorit (2023), në emër të familjes mbretërore.

Këto janë thjesht disa detaje ndryshe në rrjetet sociale që kërcasin, por nga Princi dhe nga Elia ende nuk ka asnjë reagim, prandaj shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.