Konservatorët humbin bashkitë, fitore historike e Laburistëve në zgjedhjet lokale
Partia Konservatore e kryeministrit britanik Rishi Sunak ka pësuar humbje të thellë në zgjedhjet lokale që u mbajtën një ditë më parë në
Partia Konservatore e kryeministrit britanik Rishi Sunak ka pësuar humbje të thellë në zgjedhjet lokale që u mbajtën një ditë më parë në të gjithë vendin.
Kryetari i Partisë Laburiste e cila ka rimarrë kontrollin në këshillat bashkiakë pas shumë vitesh në pjesën më të madhe të vendit, e ka quajtur rezultatin historik.
Laburistët kanë arritur të kryesojnë në rajonet jugore të vendit, e në ato qëndrore, përfshirë Liverpool-in, ndërsa priten ende Londra dhe Manchester.
Nëse këto vota do të përsëriteshin në zgjedhjet e përgjithshme, kjo do të çonte në një nga humbjet më të mëdha të konservatorëve./vizionplus.tv
What's Your Reaction?