Korcok dhe Pellegrini vazhdojnë garën për president në Sllovaki

Rezultatet përfundimtare të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki kanë treguar që ish-ministri i Jashtëm Ivan Korcok është në krye të

Mars 24, 2024 - 15:00
 0
Korcok dhe Pellegrini vazhdojnë garën për president në Sllovaki
Reklamë
Reklamë

Rezultatet përfundimtare të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki kanë treguar që ish-ministri i Jashtëm Ivan Korcok është në krye të garës.

Korcok, liberal, udhëheq me 42.5 për qind të votave, sipas rezultateve zyrtare të publikuara prej Komisionit zgjedhor të dielën.

Ai do të garojë tani me kryetarin e Parlamentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, në rrethin e dytë të zgjedhjeve, më 6 prill, pasi asnjëri kandidat nuk e ka fituar shumicën.

Reklamë
Reklamë

Pellegrini i ka fituar 37 për qind të votave, pavarësisht se në sondazhet para zgjedhjeve janë përmendur shifra më të mëdha.

Dalja në zgjedhjet e së shtunës ka qenë 51.9 për qind.

Partia e Pellegrinit është pjesë e koalicionit qeverisës në qeverinë e krahut të majtë të kryeministrit Robert Fico.

Partia populliste e krahut të djathtë, Partia Kombëtare Sllovake, është po ashtu pjesë e koalicionit.

Korcok përkrahet prej opozitës.

Presidentja aktuale, Zuzana Caputova, nuk ka garuar për një mandat të dytë pesëvjeçar, pavarësisht popullaritetit që gëzon.

Në garë për president kanë qenë nëntë burra.

Në debate kanë mbizotëruar temat e luftës në Ukrainë, dhe mospajtimet e brendshme mes udhëheqësisë së Ficos dhe opozitës. /REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.