“Kosova, ylli polar i Ballkanit”. Ish-ambasadori: Ftohja Kurti-Rama nuk i shërben interesit shqiptar
Ftohja në raportet mes kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti, nuk i shërbejnë interesit dhe faktorit shqiptar. Kështu pohon ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Për KosovaPress, ai nënvizon kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më pasi nuk është një moment i përshtatshëm për të pasur fërkime apo mosmarrëveshje. “Nuk është koha […]
Ftohja në raportet mes kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti, nuk i shërbejnë interesit dhe faktorit shqiptar. Kështu pohon ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Për KosovaPress, ai nënvizon kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më pasi nuk është një moment i përshtatshëm për të pasur fërkime apo mosmarrëveshje.
“Nuk është koha ndoshta të drejtohet gishti nga fajtori, fajtori diku është, mund të jetë në të dyja anët, por sidoqoftë kontakti i ftohtë dhe kontakti garues në një mënyrë, kontakti, i cili do të flasë se kush më tepër di të presë, nuk është i mirë, kur është fjala për kontaktet brendashqiptare”, thotë Dinosha.
I pyetur se si do t’i shërbente përçarja e shqiptarëve presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, Dinosha thotë se nuk pret që ai të përfitojë shumë nga kjo situate.
“Mendoj se së shpejti, do të shohim se kryeministrat, kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të jenë të gatshëm të rrinë bashkë dhe t’i diskutojnë gjërat haptazi, t’i diskutojnë gjërat duke pasur parasysh interesin e shqiptarëve në përgjithësi… dhe duke qenë të vetëdijshëm se akoma në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Ballkan, Kosova është ylli polar dhe se rrugëtimet nuk mund të ndodhin, duke mos u orientuar me atë yll polar. Pra, të gjithë së bashku duhet të bëjmë maksimumin tonë, që rrugëtimet tona të jenë të duhura duke u orientuar me Kosovën si yll polar, si interes numër një, nacional i shqiptarëve në Ballkan”, thotë Dinosha.
Kryetari i Unionit Nacional Shqiptar, Ferhat Dinosha shprehet për KosovaPress se uniteti mbarëshqiptar është i domosdoshëm gjithherë, e sidomos në situatën kur agresioni ushtarak rus në Ukrainë mund të shfrytëzohet pozitivisht.
“Të paradiskutohet, të parashqyrtohet me miqtë tanë ndërkombëtarë, dhe besoj se kjo do të jetë rruga më e mirë për shmangien e incidenteve dhe konflikteve eventuale në Kosovë, ose në Ballkanin Perëndimor”, thotë Dinosha.
Ftohja në raportet mes kryeministrave shqiptar erdhi pas propozimit nga Rama të draft-statutit për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa Kurti vendosi që të mos e takonte shefin e qeverisë shqiptare gjatë turit të tij Ballkanik.
/a.r
What's Your Reaction?