Kosovë/ Lind fëmija i parë për 2024-ën, Kryeministri Kurti: Duhen më shumë kushte për nënat e reja
Lind fëmija i parë për 2024-ën në Kosovë. Ka qenë pikërisht ora 00:05 kur në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare erdhi në jetë një djalë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkoi dhe vizitoi nënën e re. “Jam shumë i lumtur me nënat të cilat i […]
Lind fëmija i parë për 2024-ën në Kosovë. Ka qenë pikërisht ora 00:05 kur në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare erdhi në jetë një djalë.
Kurti theksoi se Ministria e Shëndetësisë po e rinovon tërësisht Repartin e Gjinekologjisë përmes investimit në vlerë dy milionë e gjysmë euro. “Do të ofrohen kushte dinjitoze për nënat e reja dhe mjedise moderne për mjekët e infermierët. Në këtë vit edhe repartet tjera do ta kenë të njëjtin fat sepse shëndetësia është prioritet i yni. Urime familjarëve dhe gëzuar 2024”, shkroi Kurti. BW
What's Your Reaction?