Kosovë-Zvicër më 9 shtator, brenda 5 orëve shiten të gjitha biletat për të parë Shaqirin e Xhakën
E shtuna e ardhshme e 9 shtatorit, do të zbresë në fushë, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, kombëtaren dardane dhe Zvicrën, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian, “Euro 2024”. Brenda 5 orëve, biletat në dispozicion, jo vetëm për të parë nga afër këtë ndeshjes të kombëtares, por edhe yjet shqiptarë të […]
E shtuna e ardhshme e 9 shtatorit, do të zbresë në fushë, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, kombëtaren dardane dhe Zvicrën, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian, “Euro 2024”.
Brenda 5 orëve, biletat në dispozicion, jo vetëm për të parë nga afër këtë ndeshjes të kombëtares, por edhe yjet shqiptarë të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, janë shitur të gjitha.
Por si do të priten në tokën dardane, Xhaka e Shaqiri? Dhe a është menduar dicka speciale për ta?
Berisha thotë se interesi për këtë ndeshje ishte I madh, por sipas tij për të parë jo vetëm Kosovën, por edhe Zvicrën e yjet e saj.
“Ne do t’i duartrokasim sepse janë pjesë e kombit tonë, janë shqiptar, janë të Kosovës, do t’i duartrokasim aq sa është mundësia jonë, përndryshe ne duhet të luftojmë me ta në fushën e blertë, lojtarët tanë po mendoj…Koreografitë nuk zbulohen në të gjithë botën, kjo është ligj. Po, do të ketë, unë besoj që do të jetë shumë e veçantë, por do të jetë për Kosovën dhe për shqiptarët, jo për dike special”, përfundoi Berisha./f.s
What's Your Reaction?