Kostot e larta të luftës për Ukrainën, për rindërtimin do duhen 500 miliardë dollarë
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar të paktën 152 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta, sipas një raporti të përbashkët të qeverisë ukrainase, Bankës Botërore,
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar të paktën 152 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta, sipas një raporti të përbashkët të qeverisë ukrainase, Bankës Botërore, Komisionit Evropian dhe OKB-së të publikuar sot.
Sektorët më të prekur janë strehimi, transporti, tregtia, industria, bujqësia dhe energjia, vëren raporti, me pjesën më të madhe të dëmeve të përqendruara në rajonet e Donetsk, Kharkiv, Luhansk, Zaporizhia, Kherson dhe Kiev.
Që nga 31 dhjetori 2023, kostoja e rindërtimit të Ukrainës u vlerësua të jetë të paktën 486 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Këto përllogaritje janë bazuar në periudhën nga fillimi i luftës, më 24 shkurt 2022 deri më 31 dhjetor 2023.
Humbjet ekonomike të shkaktuara nga lufta gjatë kësaj periudhe vlerësohen në 499 miliardë dollarë.
Raporti thekson gjithashtu një boshllëk financimi prej 9.5 miliardë dollarësh për të financuar prioritetet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit të menjëhershëm të vitit 2024.
Për shkak të ndryshimeve të vogla në fushën e betejës, dëmi i drejtpërdrejtë në Ukrainë nuk u rrit shumë gjatë vitit 2023 në krahasim me vitin 2022, kur u vlerësua në 135 miliardë dollarë. Megjithatë, fatkeqësitë në Ukrainë janë të mëdha.
“Sulmet e rregullta dhe të rënda kundër infrastrukturës vazhduan në vitin 2023 me sulme ajrore të paprovokuara dhe sulme me dronë që u zgjeruan përtej zonave të luftës dhe prekën qytete si Kievi, Odesa dhe Lviv”, thanë autorët e raportit.
Humbjet e regjistruara nga raporti janë të mëdha, me rreth 2 milionë shtëpi, rreth 10% e totalit në Ukrainë, të dëmtuara ose të shkatërruara. Gjithashtu, janë dëmtuar rreth 8400 kilometra rrugë kombëtare, mbi 200 stacione hekurudhore dhe 150 ura hekurudhore.
Që nga 31 dhjetori 2023, 5.8 milionë njerëz u regjistruan si refugjatë në Evropë, ndërsa 3.7 milionë të tjerë ishin të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?