Kremlini i lumtur me fitoren e Vuçiç në zgjedhje: Shqpresojmë të forcojmë miqësinë
Kremlini shprehu sot kënaqësinë e tij për fitoren e arritur dje nga partia e presidentit Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet parlamentare në Serbi, një
Kremlini shprehu sot kënaqësinë e tij për fitoren e arritur dje nga partia e presidentit Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet parlamentare në Serbi, një vend “miqësor” dhe “vëllazëror” sipas Moskës.
“Ne jemi të kënaqur me suksesin e zotit Vuçiq”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov.
“Ne shpresojmë se rruga drejt forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit tonë (…) do të vazhdojë”, shtoi ai.
Dje, të dielën në mbrëmje, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili është në detyrë që nga viti 2017, shpalli fitoren e partisë së djathtë nacionaliste SNS në zgjedhjet parlamentare, garë që kishte marrë përmasat e një referendumi për personin e tij.
Moska dhe Beogradi kanë lidhje historike dhe Serbia, e cila aspiron të anëtarësohet në BE, ka dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë në Kombet e Bashkuara, por ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Moskës.
Në të njëjtën kohë, Beogradi ka në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të penguar Kosovën të marrë një vend në organizatën ndërkombëtare. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?