Kreu i Agrobiznesit: Qeveria ka ulur buxhetin e Bujqësisë për 2024 me 18 mln euro

Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj në një lidhje “Skype” në Report Tv me Nertil Agalliun thotë se projekt-buxheti i 2024 është i pamjaftueshëm për bujqësinë, duke përmendur se ulje reflektohen në investimet e brendshme dhe ato të huaja. Për 2024 Rrapaj theksoi se llogariten minus 18 milion euro krahasuar me buxhetin e vitit 2023. “Në 2024 […]

Nëntor 12, 2023 - 20:05
 0
Kreu i Agrobiznesit: Qeveria ka ulur buxhetin e Bujqësisë për 2024 me 18 mln euro
Reklamë
Reklamë

Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj në një lidhje “Skype” në Report Tv me Nertil Agalliun thotë se projekt-buxheti i 2024 është i pamjaftueshëm për bujqësinë, duke përmendur se ulje reflektohen në investimet e brendshme dhe ato të huaja. Për 2024 Rrapaj theksoi se llogariten minus 18 milion euro krahasuar me buxhetin e vitit 2023.

“Në 2024 buxheti minus 18 milion euro krahasuar me 2023. Reflektohet ulje në investimet e brendshme dhe në ato të huaja. Minus 10.8% më pak investime të brendshme. Investime për të mbajtur sistemin dhe mbështetur sistemin e ekonomisë. Investimet e huaja ulen në 2024. Ulen te planifikim menaxhim e administrim. Po ashtu te siguria ushqimore e mbrojtja e konsumtarit ulen…”

Të papërfillshme sipas tij janë fondet që janë rezervuar për investimet në kanalet ujitëse.

Reklamë
Reklamë

 “Me këtë buxhet ne do jemi në stanjacion dhe jo në rritje të vazhdueshme siç kanë mbetur disa nga degët në këtë sektor. Duke pasur parasysh që infrastrutkura e ujitjes dhe e kullimit ka shpenzime më pak, siguria ushëqimore ka shpenzime më pak etj, patjetër që do kemi një mungesë të mbështetjes që i bëhet sektorit bujqësor.  Kjo do të reflektohet te ajo që ma thamë pak më parë.”, shtoi ai në Report Tv.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.