Kreu i opozitës greke vjen nesër në Shqipëri, do të takohet me minoritetin grek në Gjirokastër
Kryetari i partisë “SYRIZA” në Greqi, Stefanos Kasselakis pritet të zhvillojë nesër 9 maj 2024, një vizitë në Shqipëri. Siç shkruajnë mediat greke,
Kryetari i partisë “SYRIZA” në Greqi, Stefanos Kasselakis pritet të zhvillojë nesër 9 maj 2024, një vizitë në Shqipëri.
Siç shkruajnë mediat greke, kreu i “SYRIZA” do të takohet nesër me me minoritetin grek në jug të Shqipërisë.
Vizita e Kasselakis në vendin tonë vjen në kuadër të turit që kreu i “SYRIZA” ka bërë në mbarë Greqinë, ku është takuar me qytetarë të ndryshëm, duke dëgjuar problemet reale nga terreni. Vizita vjen në një kohë kur pritet që në qershor të zhvillohen zgjedhjet europarlamentare.
CNN Grek raporton se Kasselakis pritet të mbërrijë në tokën shqiptare në orën 09:30 përmes pikës kufitare të Kakavijës. Vizita e tij e parë do të jetë në Vularat dhe varrezat e grekëve të rënë gjatë luftës në vitet 1940-1941.
Më pas ai do të vizitojë shkollën dhe bashkinë e Dropullit ku do të bisedojë me përfaqësues të pushtetit vendor.
Axhenda e Kasselakis:
08:00: Takim në Muzeun Ushtarak të Kallpaqit me kryetarin e Bashkisë së Pogonit, Kostas Kapsalis, një konferencë e shkurtër mbi historinë dhe problemet e zonës rurale dhe një takim me banorët në kafenetë e qytetit.
09:00: Hyrja në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës
09:30: Vizitë në shkollën e Bularatit dhe varrezat e ushtarëve grekë
10:30: Ndalesë në Jorgucat. Takim në Bashkinë e Dropullit dhe vizitë në dyqanet e minoritarëve
11:30: Ndalesë në qendrën “Kalimera” të fshatit Vanister ku do të takohet me sipërmarrës minoritarë
12:45: Ndalesë në Kakavijë
12:45-13:00: Dalja nga pika kufitare Kakavijës/vizionplus.tv/
What's Your Reaction?