Krim i rëndë në familje, ish-polici vret gruan, djalin dhe më pas veten

Mbrëmjen e djeshme, një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Podgoricë, ku një polic i dalë në pension M.D., 52-vjeç, vrau gruan e tij V.D. dhe djalin Gj.D. dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Tragjedia ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate, kanë thënë për “Vijesti” Departamenti i Policisë. Ish-polici ka vrarë me armë […]

Janar 27, 2024 - 13:29
 0
Krim i rëndë në familje, ish-polici vret gruan, djalin dhe më pas veten
Reklamë
Reklamë

Mbrëmjen e djeshme, një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Podgoricë, ku një polic i dalë në pension M.D., 52-vjeç, vrau gruan e tij V.D. dhe djalin Gj.D. dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Tragjedia ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate, kanë thënë për “Vijesti” Departamenti i Policisë.

Ish-polici ka vrarë me armë zjarri gruan dhe djalin e tij.

Reklamë
Reklamë

Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë, thuhet se M.D. ishte punonjës i tyre në pension, ndërsa bashkëshortja e tij ishte edukatore.

“Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat, në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, njofton Drejtoria e Policisë.

Ata shtojnë se sipas të dhënave që disponon aktualisht Drejtoria e Policisë, dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë “gjendja e akumuluar nga gjendja shëndetësore e një familjari, djalit të cilin ai vrau”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.