Kriptomonedhat e nisin vitin në rritje, Bitcoin vlen 45 mijë dollarë
Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë vlen këtë fillim-vit plotë 45 mijë dollarë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej prillit të vitit 2022. Analizë të tregjeve të kriptomonedhave e lidhin gjallërimin me rënien e inflacionet dhe sinjalet për lehtësimin e normave të interesit. Të dhënat nga Coin Market Cap […]
Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë vlen këtë fillim-vit plotë 45 mijë dollarë.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej prillit të vitit 2022. Analizë të tregjeve të kriptomonedhave e lidhin gjallërimin me rënien e inflacionet dhe sinjalet për lehtësimin e normave të interesit.
Të dhënat nga Coin Market Cap tregon se gjallërimi ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale.
Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë.
/a.r
What's Your Reaction?