Kryeministri belg: Muajt e fundit kemi dëbuar dhjetëra spiunë rusë

Belgjika ka deportuar dhjetëra spiunë rusë muajt e fundit, tha kryeministri i vendit, Alexander De Crook. Në një intervistë për rrjetin televiziv rtl,

Mars 4, 2024 - 14:55
 0
Kryeministri belg: Muajt e fundit kemi dëbuar dhjetëra spiunë rusë
Reklamë
Reklamë

Belgjika ka deportuar dhjetëra spiunë rusë muajt e fundit, tha kryeministri i vendit, Alexander De Crook.

Në një intervistë për rrjetin televiziv rtl, i pyetur nëse Belgjika duhet të ketë frikë nga përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar demokracinë, Alexander De Croo tha se në muajt e fundit, Belgjika ka dëbuar dhjetëra të ashtuquajtur diplomatë rusë.

“Unë po flas për të ashtuquajturat sepse në letër ata janë diplomatë. Ne e dimë shumë mirë që po bëjnë aktivitete të tjera në Belgjikë. Këto janë veprime spiunazhi, veprime destabilizuese”, theksoi kryeministri belg.

Reklamë
Reklamë

“Ne gjithashtu e dimë se kur bëhet fjalë për sulmet kibernetike, shumë shpesh kur mbajmë qëndrim kundër Rusisë, faqet tona të internetit sulmohen në orët e ardhshme”, shtoi ai.

Lidhur me kërcënimet e Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore, kreu i qeverisë federale tha se ato nuk janë të reja dhe po merren seriozisht.

“Tani për tani është një luftë kundër Ukrainës, por edhe kundër të gjithë atyre që përfaqësojnë Evropën”, vuri në dukje ai. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.