Kukësi për mbijetesë, Skënderbeu kërkon ngjitjen: Betejë dhëmb për dhëmbë këtë javë në Korçë
Ndeshja e kësaj jave Skënderbeu – Kukësi është më shumë se një ndeshje. Është më shumë se një takim për shkak të situatës
Ndeshja e kësaj jave Skënderbeu – Kukësi është më shumë se një ndeshje. Është më shumë se një takim për shkak të situatës ku ndodhen të dy ekipet në renditje.
Skënderbeu pas humbjes së pak ditëve më parë në transferte me Teutën, ka ngushtuar më shume diferencën me pikë me skuadrat e tjera dhe kjo e bën shumë herë më të rëndësishme takimin e kësaj jave në shtëpi me kuksianet
Ditën e sotme, Nikaj nuk e ka mbyllur stërvitjen me skuadrën ashtu siç nuk është parë me grupin edhe Zenullari. Për sulmuesin ka pak shanse të jetë nga minuta e parë ndërkohë që për mbrojtësin e krahut të majtë mjekët po bëjnë gjithçka për ta pasur të gatshëm.
Për ndeshjen e shtëpisë me veriorët, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka shume gjasa gjasa të ndryshojë vendosjen ç’ka është parë edhe në stërvitjen e së premtes, duke treguar haptazi se do të jetë më tepër ofensiv
Në mungesë të Nikajt nga fusha e nisin lojën Frenklin dhe Rashica ndërkohë që për ndeshjen e së dielës nga minuta e parë do jetë në portë Aliu. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?