Kulla e revolucionit!
Nga Roland Bejko Mirmëngjes miqtë e mi, të thjeshtët revolucionarë. E kam fjalën për ju që shkoni në revolucion me një sanduiç e autobus falas, jo për ata me Range Rover…. E morët vesh çfarë forme ka revolucioni?! Formën e malit në mes të Tiranës. Po mali në mes të Tiranës, çfarë forme ka, e […]
Nga Roland Bejko
Mirmëngjes miqtë e mi, të thjeshtët revolucionarë.
E kam fjalën për ju që shkoni në revolucion me një sanduiç e autobus falas, jo për ata me Range Rover….
E morët vesh çfarë forme ka revolucioni?!
Formën e malit në mes të Tiranës.
Po mali në mes të Tiranës, çfarë forme ka, e dini?!
Ka atë të kullës së foltores që do ngrihet pas Teatrit të Operas.
Po me revolucionin, çfarë u bë?! Ku ngeci?!
Revolucioni u bë kullë për familjen dhe obortarët e saj ku do pastrojnë paratë e krimit dhe të korrupsionit.
Ju do thoni që edhe në Francë revolucioni filloi në Bastijë. Edhe aty u shemb vërtet kështjella burg, e në vend të saj u ngrit një kullë e hollë fare në formë piramide për nder të revolucionarëve.
Prandaj, plaku mendoi të bënte të njëjtën gjë. Ta nderonte revolucionin dhe revulucionarët me një kullë.
Edhe ai, për nder të revolucionit dhe të revolucionarëve, imitoi francezët. Ndërtoi një kullë. Më të lartën që do ketë Shqipëria deri më sot.
Pyetja tjetër është: Po revulucionarët a do jenë aksionerë në atë kullë?!
-Poo, patjetër që do jenë. Por jo të gjithë. Aksionerë në atë kullën e lartë me majë, që do quhet Mali i Tiranës do jetë vetëm elita e revolucionit. Ata që japin paratë për revolucionin dhe që paguajnë sanduiçat falas të revulucionarëve.
Ndërsa revolucionarët do kenë akses falas në sheshin dhe lulishten përreth kullës Mali i Tiranës, sa herë që të duan.
Revolucionarët e thjeshtë do jenë të lirë të shkojnë sa herë të duan të futen nën hijen e kullës në vapën e gushtit sa herë që do t’i thërasë Plaku dhe familja për “revolucionin final”.
Për nder të tyre, sheshi përreth kullës, do quhet “Sheshi i Revolucionit”. A ka nder dhe respekt më të madh se ky që u bëhet qëndrestarëve revolucionarë?!
Madje, pas ndërtimit të kësaj kulle, revulucionarët e thjeshtë, nuk do kenë qyl vetëm autobusin, një kafe dhe sanduiçin. Por, këtë radhë do t’u jepet edhe një sanduiç shtesë i mbështjellë në letër celefoni.
Prandaj, revulucionarët duhet të gëzohen kur elita revulucionare ndërton kulla. Sepse vetvetiu rritet dhe mirëqënia e revolucionarëve gjatë protestave.
Dhe që ta dini, formula është:
Një revolucion mesatar, një kullë.
Dy revolucione, dy kulla.
Tre revolucione, dy kulla+ një bllok rezidencial në bregdet.
Kush ua jep lejen e ndërtimit shefave tuaj?!
-Aaa, mos pyesni. Revolucionarit të thjeshtë i ndalohet të pyesë, siç e ka të ndaluar të mendojë. Revulucionari duhet vetëm të zbatojë urdhërat që merr nga Plaku nëpërmjet Mulit, Tritos, Albanës etj.
Kush mendon dhe reagon quhet tradhtar, i shitur dhe bashkëpunëtor i Lul Pengut e Ali Bashës që i kanë shitur kauzat e demokratëve te Rama.
Sot ju duhet të jeni të lumtur shokë revolucionarë!
Elita e kauzës tuaj u pasurua edhe me një kullë. Ajo është edhe kulla juaj. Sepse kur kanë ata, keni edhe ju. Kur janë mirë ata, mirë jeni edhe ju.
Se ju, jo vetëm që do shijoni hijen në lulishte pas revolucionit, por ndonjërit, më të devotshmit midis jush, mund t’i punësohet njëri nga fëmijët me shkollë të lartë, kamarrier, ose pastrues aty. Ça doni më shumë se kaq?!
Ndaj, ju mos u mërzisni që pas çdo revulucioni që ju bëni në bulevard, merret një leje ndërtimi për elitën tuaj. Se tek e fundit, më mirë ta marrë lejen një yti, se një i Ramë hajdutit.
Bile, sa më i madh dhe i zhurmshëm të jetë revolucioni, aq më e rëndë pesha e lejes.
Kështu, me revolucionin tuaj, ju ndërtoni Shqipërinë socialiste me rezidenca në bregdet e kulla të larta, të larta sa malet e Shqipërisë në mes të Tiranës.
Prandaj, amani, mos bëni gabim dhe e ndalni revolucionin se do na i lini atdheun të varfër, pa kulla e resorte politikanësh e kriminelësh. Pa revolucion Rama e Veliaj ua japin lejet e ndërtimit vetëm tarafit të tij.
Me revolucion, lejet ndahen. Merr dhe elita juaj revolucionare sipas peshës që mban gjithë secili në piramidën e foltores, që nga Plaku tek më i riu.
Prandaj, Vive la Revolution!
What's Your Reaction?