Kurti: I kërkova ndihmë SHBA kundër planeve të luftës nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si inkurajuese bisedën me Këshilltarin e SHBA per ceshtjet e sigurise Sullivan. “E falënderova atë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si inkurajuese bisedën me Këshilltarin e SHBA per ceshtjet e sigurise Sullivan.
“E falënderova atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sigurinë kufitare të Kosovës dhe i kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë. E sigurova zotin Sullivan për bashkëpunimin e vazhdueshëm të policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, shkroi kryeministri Kurti.
Reklamë Reklamë
Ndërkohë po të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pati një bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç me të cilin diskutoi “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit”.
Blinken tha se Serbia duhet të shoqërojë uljen e menjëhershme të tensioneve me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit (të marrëdhënieve me Kosovën) në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.VOA
What's Your Reaction?