Kurti për Sky News: Sulmi i 24 shtatori ka rritur rrezikun për luftë të re
Media prestigjioze britanike “Sky News” i ka kushtuar një artikull Kosovës dhe tensioneve të fundit me Serbinë. Siç shkruan media britanike “spektri i një luftë të dytë në Evropës duket i madh”, pas tensioneve jashtëzakonisht të larta në Kosovë që erdhën si rezultat i sulmit të 24 shtatorit. SKy News shkruan se sulmi i 24 […]
Media prestigjioze britanike “Sky News” i ka kushtuar një artikull Kosovës dhe tensioneve të fundit me Serbinë. Siç shkruan media britanike “spektri i një luftë të dytë në Evropës duket i madh”, pas tensioneve jashtëzakonisht të larta në Kosovë që erdhën si rezultat i sulmit të 24 shtatorit.
SKy News shkruan se sulmi i 24 shtatorit ka rritur rrezikun “ që një zjarr tjetër në Ballkan mund të ziejë nën sipërfaqen e asaj që ka qenë në një periudhë në qetësi relative”, shkruajnë mediat e Kosovës. “Ajo që ka ndodhur më 24 shtator tregon ndërlikimet e strukturës së jetës në Kosovë dhe kjo nënkupton që “s’duhet të ketë vend vetëkënaqësi”, thuhet në artikull.
Tutje ky medium potencon se “Ajo që është e pamohueshme është se tensionet mbeten jashtëzakonisht të larta dhe fantazma e një lufte tjetër në Evropë duket e madhe”, dhe se këmbanat e alarmit po bien në Bruksel dhe përtej Atlantikut në SHBA.
Kur përmendin qëndrimin e Kosovës, thonë se pretendojnë se sulmi ka qenë i orkestruar nga Beogradi duke treguar armët e rënda që grupi paramilitar ka përdorur. Ato armë, shkruan Sky News, Kosova argumenton se mund të jenë marrë vetëm përmes lidhjeve me shtetin serb.
Për qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për gjithë këto ngjarje, Sky News konstaton se ai duket hapur i indinjuar dhe i frustruar gjatë një bisede me mediumin britanik.
“Ai po kërkon që komuniteti ndërkombëtar të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj fqinjit të tij serb”, shkruan Sky News.
Kurti ka thënë për “Sky News” se “burrat e gjelbër” në Veri të Kosovës kanë dashur të fillojnë një luftë të re dhe ta ndanin Kosovën.
“Ata mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të vegjël të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo aq pak, por njerëz të gjelbër me siguri, që donin të fillonin një luftë dhe të ndanin Kosovën,” ka thënë Kurti për Sky News./f.s
What's Your Reaction?