Kurti takohet me kryeministrin irlandez: Asociacioni nuk është prioritet për normalizim raportesh me Serbinë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në një takim homologun e tij irlandez Leo Varadkar. Në një konferencë të përbashkët për shtyp
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në një takim homologun e tij irlandez Leo Varadkar.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp shefi i qeverise se Kosovës ka kembngulur edhe njëhere te nënshkrimi i marrveshjes me Serbinë, ndersa ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkeljen e neneve të saj.
“Problemi është që nga 11 nenet e Marrëveshjes Bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia. Ne kërkojmë siguri ligjore jo vetëm për zbatim, por edhe për mos ta shkelur. Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar nënshkrim. I bëj thirrje si arbitër Bashkimit Evropian që gjithmonë të reagojë, edhe në shkeljet e vogla që mund të bëhen, e fatkeqësisht ato janë të shumta e jo të vogla”, tha Kurti.
Shefi i qeverisë së Kosovës kërkoi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos quhet prioritare për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike, andaj të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin ose Asociacionin si një çështje”, tha Kurti.
Nderkohë kryeministri irlandez ka bërë thirrje për heqjen e masave kufizuese që i janë vënë Kosovës.
“Është qëndrimi i Qeverisë Irlandeze që besojmë se masat kufizuese që i janë vënë Kosovës duhet të hiqen dhe ky është një pozicion që ja kam shpalosur kryeministrit por e kam bërë edhe zyrtarisht. Po ashtu, është shumë me rëndësi që komunat me shumicë serbe të zgjedhin kryetarët e tyre në mënyrë demokratike dhe ata të përfaqësojnë qytetarët e këtyre zonave”, tha ai.
Kryeministri irlandez po ashtu theksoi se është pro Asociacionit, por jo të krijohet mikro shtet brenda Kosovës./vizionplus.tv
What's Your Reaction?