Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel; bisedimet synojnë dakortësinë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Pas më shumë se katër muajsh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen sot në Bruksel. Në
Pas më shumë se katër muajsh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen sot në Bruksel.
Në mëngjes, president i Serbisë Aleksander Vucic u takua me diplomatet evropian dhe diskutimet mes tyre mbaruan rreth ores 10.00.
Më pas përfaqësuesi I lartë ië BE-së Josep Borell dhe I dërguari europian Miroslav Lajcak, nisën menjehere takimin me kryeministrin e Kosoves Albin Kurti
Ndërkohë takimi i perbashkët ka filluar në orën 11:00 dhe në focus të bisedimeve është zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë pas takimit pritet qe Borrell të mbajë një konference per mediat.
Marrëveshja me 11 nene parasheh mes të tjerash një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Ajo kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës dhe i detyron ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Në shtatë takimet e kaluara Kurti dhe Vucic nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje, përfshirë edhe atë për normalizim në shkurt, e cila është arritur vetëm gojarisht.
What's Your Reaction?