Kush e publokoi videon? Zëdhënësi i Lekës: Kam qenë dëshmitar i komunikimit histerik të Elias, ka dhunuar vazhdimisht princin me gjuhë vulgare
Ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Pallatin Mbretëror, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus. Ndërsa ka komentuar sherrin e mes Elia Zaharias dhe Princ lekës, ai tha se kjo nuk është hera e parë. Ai ka akuzuar Elian si person të […]
Ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Pallatin Mbretëror, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.
Ndërsa ka komentuar sherrin e mes Elia Zaharias dhe Princ lekës, ai tha se kjo nuk është hera e parë.
Ai ka akuzuar Elian si person të dhunshëm dhe histerik, duke thënë se shpesh ajo ka përdorur fjalor vulgar dhe fyes në drejtim të Princit për vite me radhë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Kush e ka publikuar videon?
Erion Teli: Kjo video është deponuar sot në organet ligjzbatuese të vendit. Ne aludojmë se ka rrjedhur nga këto organe, do bëjmë një tjetër padi për nxjerrjen e videos. Nga ana e familjes mbretërore kjo nuk mund të ndodhte.
Brikena Prifti: Është regjistruar si provë nga Princi?
Erion Teli: Historia me Elia Zaharian nuk është e para, komunikimi i saj me Princin është shumë i rëndë. Kemi qenë dëshmitarë të komunikimit të saj histerik. Princi ka qenë koshient që mund të ndodhte diçka e tillë, jam krenar që Princi nuk ra në grackë.
Brikena Prifti: Ka patur situata të tjera më herët?
Brikena Prifti: Ka një ekspertizë mjeko-ligjore e cila thotë se Elia është dhunuar?
Erion Teli: Kjo është një tjetër gjë, mu duk një aktrim i dobët i zonjës Zaharia. Ishte dëshpëruese nga ana ime. Dhuna është përdorur nga zoti Zahari. Në momentin që Elia sulmon princin, Gjergj Zaharia e godet me shandan, por fatmirësisht princi ka ditur të vetëmbrohet. KA shenja të dhunës në trup, të shkaktuara nga zoti Zaharia.
Për avokate Zhuljeta Veizaj duke parë videon, duke si një skenë e stisur nga vetë princ leka, pas së cilës fshihet qëllimi i tij për të përfituar kujdestarinë e vajzës.
Por Teli ka thënë se Princi është një njeri i kulturuar.
Sipas tij kjo skenë ka qenë e stisur nga familjarët e Elia Zaharias.
Brikena Prifti: Si e shikoni këtë situatë Zhuljetë?
Zhuljeta Veizaj: Nga ajo që unë kam parë, mendoj se situata është e stisur. Në gjykimin tim, unë nuk mar përsipër të gjykoj, pro në gjykimin tim është e stisur nga ana e princit, për faktin pasi ai vetë po filmonte momentin kur Elia po sulmonte., Nëse do të ishte e stisur nga Elia ajo nuk do reagonte ashtu. Në kushte të tjera, sigurisht që të dy palët kanë nevojë për urdhër mbrojtjeje. Sa e gjykoj unë ngjarjen mendon që në këtë situatë të këtij çifti mendoj se është pjesë kujdestaria e fëmijës. Nga veprimet që u paraqitën në atë video, ndoshta princi do të nxjerrë Elian të papërgjegjshme. Baballarët shpesh nxjerrin gratë me probleme të shëndetit mendor për t’i marrë fëmijën, pasi kur fëmija është i vogël i luhet nënës. I jepet babait vetëm në raste të veçanta.
Brikena Prifti: Erion ka hipoteza të shumta, ndoshta princi kërkon t’i heqë kujdestarinë Elias, qëndron kjo gjë?
Erion Teli: Familja mbretërore është pre e sulmeve të vazhdueshme. Zonaj Zaharia po jeton në pallatin mbretëror, që i është trashëguar Princ lekës. Princ Leka ka vendosur që të jetojë në një vend tjetër deri sa të gjejë një akomodim të përhershëm të zonjës Zaharia. Ai është munduar që të shmangë problemet për hir të vajzës. Princi është një njeriu shumë i kulturuar, shumë i shkolluar, nuk është njeri ordiner. Ajo që është e pavend është që zoti Zaharia të rrijë në atë shtëpi. Të themi që Princi ka stisur sulmin ndaj zonjës Zaharia më kujton sulmet në kohën e diktaturës. Princi është treguar xhentelmen, nuk ka ngritur dorë.
Brikena Prifti: Sa po zbatohen pikat e marrëveshjes?
Erion Teli: Ajo që është e sigurtë është se zonja Zaharia ka qenë e dashuar mbas titullit e jo mbas Princit. Mos harrojmë që zonja Zaharia ka takuar personalitete, dhe ka menduar të stisë një gjë të tillë, pasi nuk do ketë më mundësi t’i takojë. Dua t’i kujtoj zonjës avokate pasi më thonë shumë njerëz se si ka mundësi të aludohet se Princi ka ngritur dorë mbi gjyshin e vajzës, ai është një njeri shumë i kulturuar.
Brikena Prifti: Ashtu thonë dhe për Elian?
Erion Teli: Mos vendos emërues të përbashkët mes familjes mbretërore dhe Zaharia.
Zhuljeta Veizaj: I nderuar zotëri unë nuk i njoh, dhashë një opinion nga ajo që kam parë në media. Por unë gjykoj që taktika e burrave shqiptar për të përfituar kujdestarinë, bëjnë veprime të trilla, kjo nuk ndodh vetëm tek familjet e varfra por dhe te të pasurat.
Erion Teli: Në video duket qartë që zonja Zaharia ka ushtruar dhunë.
Zhuljeta Veizaj: Nuk e di këtë pjesë, gjykova nga fakti që është regjistruar nga vetë princi.
Erion Teli: Para se të vija në emision e kam parë videon dhjetra herë për ta analizuar, ju si avokate para se të jepni përshtypje, shihni videon.
Zhuljeta Veizaj: E kam parë./m.j
What's Your Reaction?