Kush është polici që u godit me sende të forta në Shkodër, si i vetëdorëzua autori në polici. Detaje

Një efektiv policie u godit me sende të forta pranë banesës së tij në Zdrale të Shkodrës. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, bën me dije se personi që ka goditur me sende të forta efektivin Admir Okaj është Ormir Gucia. Ndërkohë gazetari Bepin Kolvata ka siguruar edhe foton e efektivit Admir Oka, i cili […]

Mars 25, 2024 - 19:25
 0
Kush është polici që u godit me sende të forta në Shkodër, si i vetëdorëzua autori në polici. Detaje
Reklamë
Reklamë

Një efektiv policie u godit me sende të forta pranë banesës së tij në Zdrale të Shkodrës. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, bën me dije se personi që ka goditur me sende të forta efektivin Admir Okaj është Ormir Gucia.

Ndërkohë gazetari Bepin Kolvata ka siguruar edhe foton e efektivit Admir Oka, i cili më herët ka qenë edhe pjesë e FNSH-së në Shkodër.

Ndërkohë sipas njoftimit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe nuk ka lidhje me detyrën.

Reklamë
Reklamë

Sipas informacionit të policisë Ormir Gucia ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, Admir Okajn, 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vnderkohe qe pak kohe me vone 47-vjeçari u vetedorezua ne polici.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.