Kuvendi mund ta shpallë edhe …“mbret”
Nga Artur Ajazi Kuvendi i 2 Dhjetorit, nuk është garë dhe aksion opozitar kundër Edi Ramës. Jo, ai është veprimi dhe akti i rradhës për të rivalizuar Lul Bashën. Gjithë inatin, mllefin, lumin e akuzave dhe tërbimit, Doktori realisht i ka me të vetët. Me Lulin, Enkeledin, dhe 9 deputetët që akoma nuk i janë […]
Nga Artur Ajazi
Kuvendi i 2 Dhjetorit, nuk është garë dhe aksion opozitar kundër Edi Ramës. Jo, ai është veprimi dhe akti i rradhës për të rivalizuar Lul Bashën. Gjithë inatin, mllefin, lumin e akuzave dhe tërbimit, Doktori realisht i ka me të vetët. Me Lulin, Enkeledin, dhe 9 deputetët që akoma nuk i janë bashkuar atij. Kjo ndoshta do të ishte e vetmja zgjidhje, për të përligjur vulën dhe siglën e partisë.
Por Doktori, mbetet “besnik” i platformës së tij dështake. Asnjë kuvend dhe tubim, nuk do ta lëkundë “armikun” Lul Basha, për të mos u bashkuar me atë pjesëz të partisë. Asnjë kuvend, nuk do të mund ta tundojë grupimin prej 9 deputetësh, ti bashkohen Rithemelimit, pasi nuk shohin “dritë” në fund të tunelit. Atyre edhe kështu, u duket shumë-shumë e largët dita kur do të rimarrin pushtetin nga Edi Rama.
Brënda 18 muajve, Doktori ka mbledhur 2 herë kuvendet e Rithemelimit, dhe nja 112 herë grupimin e deputeteve të tij. Idea që rreket të përçojë është e qartë. “Ne jemi Partia Demokratike, ne na mblidhen mijëra simpatizantë, ne jemi opozita”. Mentalitet më leninist, nuk mund të ketë në një parti politike si kjo. Partitë e spaktrit të djathtë, me frymë demokratike, janë parti të hapura, të denja për të zbatuar statutin, ligjin, kundërshtarin politik, dhe për të mos penguar aspak garën dhe votën e lirë.
Kuvendi i Rithemelimit, është “mot á mot”, si kongreset e dikurshme të para 1990. Vendos i Madhi, flet i Madhi, dhe shpallet kryetar i Madhi. Kjo do të ngjasë edhe më 2 Dhjetor. Do të vijnë me autobuzë “kongresmenët”, nja 3 autobuzë të tjerë do ti mbushin nëpër rrethe, dhe do ti zbrazin në sheshin para selisë me thirrjet “Berisha-Berisha, që nënkupton se “ai do të shpallet sërish Mbreti partisë”. Askush, pavarsisht përpjekjeve që bëjnë disa “nën rrogoz”, nuk mund ta ndryshojë më fatin e asaj partie.
Më fatale, mbetet fakti kur shikon se si, edhe FRPD-në, e ka mbërthyer fryma anarshiste, berishiste, duke fikur shpresat për ndonjë ndryshim të pritshëm brënda asaj force politike. Rithemelimi i ka hequr tanimë të drejtën çdo zëri kundër, çdo rivali dhe garuesi, që mund të pretendonte se “do të rihapte dhe ringrinte partinë”. Çdo akt dhe hap, e ndërmer i Madhi, çdo aleancë e vendos i Madhi, çdo kuvend dhe fushatë e hap dhe mbyll ai.
Mosbindja civile, mbetet ndoshta mjeti i fundit “demokratik” që ka vendosur të përdorë Doktori , për ta “shtyrë edhe ca kohë” mbretërimin e tij në krye të Rithemelimit. Në atë parti, do përmbysur gjithçka, do futur “plugu” dhe do bërë “qilizëm” në çdo zyrë, seksion dhe degë lokale, për të arritur deri tek liria e fjalës dhe mendimit. Pastaj mund ta quajmë ndoshta edhe Parti Demokratike.
What's Your Reaction?