Ky është mjeku shqiptar që humbi jetën pas aksidentit tragjik në Itali
Sokol Hoxha, 40 vjeç, është mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali. 40-vjeçari me profesion mjek ndodhej në
Sokol Hoxha, 40 vjeç, është mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali.
40-vjeçari me profesion mjek ndodhej në ambulancën, e cila pas përplasjes me një autobus me fëmijë shpërtheu në flakë.
Gjithashtu humbën jetën shoferi i ambulancës, Stefano Sabbatini dhe infermierja Cinzia Mariotti.
Viktimë e aksidentit mbeti edhe i moshuari 85-vjeçar që po transportohej për në spital.
Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv
What's Your Reaction?