Lejuan trafikun e makinave të vjedhura me vlerë 130 mijë euro, pezullohen 4 policë të Pikës Kufitare të Kapshticës (EMRAT)
3 inspektorë policie të cilët punonin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe një nënkomisar i komisariatit të Korçës janë pezulluar nga
3 inspektorë policie të cilët punonin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe një nënkomisar i komisariatit të Korçës janë pezulluar nga detyra. Bëhet fjalë për Markelian Muartin, Stelio Lushin, Edison Mielli, dhe Mariglen Azisllarin, të cilët akuzohen se kanë favorizuar Maradona Cenollin duke shkelur detyrën që të trafikojë në vendin tonë makina të vjedhura në Greqi.
APM njofton se inspektorët nuk kanë kryer verifikime mbi dokumentacionet e mjeteve, mungesat e prokurave apo autorizimet që duhet të dispononte Maradona Cenolli në momentin e futjes së këtyre mjeteve në territorin shqiptar.
Ndaj Cenollit është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Giykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgiithshëm Korçë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin M.C., 32 vjeç, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
AMP ekzekutoi gjithashtu vendimin e Gjykatës, për masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj 4 punonjësve të policisë:
– Inspektor M.M., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;
– Inspektor S.L., 56 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;
– Inspektor E.M., 35 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;
– Nënkomisar M.A., 28 vjeç, me detyrë Specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë”, njofton AMP.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për përfshirje të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.tv
What's Your Reaction?