Lengu i Spinaqit me Banane – Burim Hekuri dhe Vitaminash
Spinaqi dhe bananet janë një kombinim në dukje i çuditshëm dhe që të vjen rrallë në mend. Por ngrënia e këtyre ushqimeve gjatë një vakti ofron vlera të shumëfishta. Ato përmbajnë disa ushqyes që përthithen shumë mirë nëse konsumohen së bashku. Ju mund t’i kombinoni në një lëng të freskët. Rrjedhimisht, ngrënia e këtyre ushqimeve […] The post Lengu i Spinaqit me Banane – Burim Hekuri dhe Vitaminash appeared first on AgroWeb.
Spinaqi dhe bananet janë një kombinim në dukje i çuditshëm dhe që të vjen rrallë në mend.
Por ngrënia e këtyre ushqimeve gjatë një vakti ofron vlera të shumëfishta. Ato përmbajnë disa ushqyes që përthithen shumë mirë nëse konsumohen së bashku. Ju mund t’i kombinoni në një lëng të freskët.
Rrjedhimisht, ngrënia e këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë ju jep më shumë ushqyes së ato që do të merrnit në rast se do t’i konsumonit veçmas.
Nëse kombinimi i spinaqit dhe bananes nuk ju duket tërheqës, atëherë mbani mend që nuk është e domosdoshme që t’i hani në të njëjtën recetë, por është e këshillueshme t’i hani në të njëjtën kohë.
Përfitimet e kombinimit të spinaqit dhe bananes
Spinaqi është një nga burimet bimore më të mira të hekurit. Në një filxhan me spinaq të gatuar gjeni 36% të dozës ditore të këtij minerali të rëndësishëm. Një filxhan me spinaq të pagatuar ofron 5 përqind të dozës ditore.
Por trupi juaj nuk e përthith hekurin nga burimet bimore siç ndodh me ato shtazore. Ngrënia e një bananeje në të njëjtën kohë me spinaqin ofron 17 përqind të vlerës ditore të vitaminës C e cila përmirëson përthithjen e hekurit.
Përmbajtja e vitaminave
Spinaqi i pagatuar, pra në sallata, dhe bananja janë një burim i mirë i vitaminës C. Një filxhan me spinaq dhe një banane mesatare ofron 31 përqind të dozës ditore të vitaminës C. Pothuajse 58 përqind e vlerës ditore të vitaminës A dhe 182 përqind e vlerës ditore të vitaminës K në kombinimin e të dyjave vjen nga spinaqi.
Ky i fundit përmban shumë folat. Në një filxhan gjendet 15 përqind e vlerës ditore ndërkohë që një banane mesatare shton 6 përqind të vlerës ditore të këtij ushqyesi. Bananja ofron shumicën e vitaminës B-6 ose 22 nga 25 përqind të vlerës ditore të këtij ushqyesi.
Përmbajtja e mineraleve
Kombinimi i bananes dhe spinaqit do ju ofrojë një sasi domethënëse të mineraleve. Të dyja këto ushqime janë një burim i mirë mangani duke plotësuar 29 përqind të sasisë ditore. Sasia e pakët e magnezit në secilin prej këtyre ushqimeve plotëson 14 përqind të sasisë së nevojshme ditore.
Ndonëse spinaqi ofron sasi të kufizuara të kaliumit, 5 përqind të dozës ditore në një filxhan, banania do të plotësojë 12 përqind të nevojës ditore në ushqim.
Përmbajtja e fibrave
Një filxhan me spinaq dhe një banane mesatare ju sigurojnë 15 përqind të dozës ditore të fibrave, pjesa më e madhe e të cilave (rreth 3 gramë) vjen nga banania.
Fibrat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, ndihmojnë tretjen, parandalojnë sëmundje të zemrës dhe reduktojnë nivelet e sheqerit në gjak.
Lëngu spinaq me banane
1 filxhan spinaq
1 filxhan qumësht ose kos
1 banane
Pëziejini në mikser dhe shtoni akull nëse dëshironi./AgroWeb.org
The post Lengu i Spinaqit me Banane – Burim Hekuri dhe Vitaminash appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?