Lindi me një dorë, mësuese Lindita: Mamasë i ra të fikët kur më pa për herë të parë. Te burri isha e kufizuar…!
Mësuese Lindita Hoxha nga Fieri, e cila ka lindur me një problem në dorën e djathtë, rrëfen për momentin kur mamaja e saj e ka parë për herë të parë. Ajo tregon se mamasë i ka rënë të fikët se nuk e priste që vajza e saj të mos kishte njërën dorë, ndërkohë që babai […]
Mësuese Lindita Hoxha nga Fieri, e cila ka lindur me një problem në dorën e djathtë, rrëfen për momentin kur mamaja e saj e ka parë për herë të parë.
Ajo tregon se mamasë i ka rënë të fikët se nuk e priste që vajza e saj të mos kishte njërën dorë, ndërkohë që babai është treguar i vendosur që në fillim.
Ai i ka premtuar bashkëshortes që do të jetë gjithmonë mbështetja e vajzës pavarësisht vështirësive që do t’i vinin gjatë gjithë jetës për shkak të problemit fizik.
“Për një javë më lanin në një dhomë të veçantë. Mami e kishte pyetur një mamie që si ka mundësi që të gjithë fëmijët i lani në një vend dhe vajzën time e lani atje. I tha do ta shpjegojë doktori. Më çuan te mami të mbështjellë, dhe momenti që mami më shikon i bie të fikët. Lajmërojnë më pas tim atë. Baba i thotë, se sido që të jetë kjo është vajza ime që e kam pritur prej shumë vitesh. Do të jem unë që do e përkrah atë”- u shpreh ajo.
Rrëfimi i mësueses që lindi me një dorë: Te burri isha e kufizuar, amaneti i babait
Mësuese Lindita Hoxha nga Fieri, e cila ka lindur me një problem në dorën e djathtë, por megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetojë jetën si gjithë të tjerët, dhe duke qenë e lumtur.
Për emisionin “Real People” me Flor Gjini, në Euronews Albania, ajo tregoi për ëndrrat e saj, dhe sfidat deri të cilat i realizoi.
Shkolla e lartë ishte dëshira më e madhe e saj, por dhe amaneti që babai i Lindita Hoxhës i la vjehrrit të kësaj të fundit.
Lindita, sot nënë e dy fëmijëve u shpreh se dëshironte që i ati që e mbështeti në çdo vendim të sajin të ishte gjallë.
“U fejova para vdekjes së babait, erdha në familjen e burrit. Pati një tërheqje në kuptimin që iu përkushtova familjes, më pas u mora sërish më shoqërinë civile. Ishte e domosdoshme që ne të merreshim me këtë. Ëndrra ime ka qenë mjekësia, më pëlqente t’u vija në ndihmë njerëzve. Kur u martova e kisha të vështirë të vazhdoja mjekësinë.
Te babai kisha lirinë ndërsa te burri isha më pak e kufizuar. Por babai i kishte lenë një amanet vjehrrit tim, duke i thënë se nuse e do me shkollë të lartë. Dhe u realizua. Kemi hasur vështirësi te punësimi. Fati solli në jetën time një njeri të mirë që ne ia kemi kaluar mirë, pavarësisht problemeve të ndryshme që mund të kemi pasur. Nuk ishte e lehtë. Do doja që im atë të jetonte më shumë. Do dëshiroja që babai im të më shihte mësuese. Jam nënë e dy fëmijëve”- u shpreh ajo./m.
What's Your Reaction?