“Lindim 6 fëmijë; 2 fëmijë për të na i vrarë Izraeli, 2 për të punuar, 2 për t’u shkolluar”, deklarata e dhimbshme e nënave në Gaza
“Lindim 6 fëmijë 2 fëmijë për të vrarë Izraeli, 2 për të punuar dhe dy për t’u shkolluar”. Kjo është deklarata e dhimbshme e nënave në Gaza të bindura për rrezikun e luftës në çdo kohë, cituar nga eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Floriar Arapi në A2 CNN. Me një popullsi të dendur vendim prej 363 […]
“Lindim 6 fëmijë 2 fëmijë për të vrarë Izraeli, 2 për të punuar dhe dy për t’u shkolluar”. Kjo është deklarata e dhimbshme e nënave në Gaza të bindura për rrezikun e luftës në çdo kohë, cituar nga eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Floriar Arapi në A2 CNN. Me një popullsi të dendur vendim prej 363 km katrorë është shtëpia e 2.3 milionë banorëve. Eksperti Arapi shpjegoi arsyet e kësaj dendësie.
“2 milionë e 300 mijë banorë në 362 mijë metra katrorë, i bie me sipërfaqen e një bashkie sa Divjaka. E gjithë kjo e rrethuar. Numri nuk është se janë të gjithë nga ai vend, por nga dëbimet sistematike që ka bërë Izraeli aty popullsitë kanë gjetur strehë aty.
Ka edhe një arsye tjetër të veçantë dhe fetare aty. Atë vend është një lloj tradite që ai vend ka qene vend kufitar dhe të angazhuar të prisnin luftërat dhe të bëheshin ballë me luftërat. Gjithmonë është synuar nga kryqëzatat dhe ata që kanë shkuar për të jetuar, kanë shkuar me vetëdije për të luftuar dhe vrarë. Keni shumë intervista me nëna të Gazas që thonë se ne lindim 6 fëmijë; 2 fëmijë e dimë që do të na i vrasë Izraeli, 2 për të punuar dhe dy për t’u shkolluar”.
Kujtojmë se 400 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza në 24 orët e fundit, ndërsa 65 për qind e viktimave të dërguara në spital gjatë natës ishin fëmijë.
/a.r
What's Your Reaction?