“Liridona dinte sekrete të mëdha”/ Gazetari zbardh detaje të reja: Me kë shoqërohej bashkëshorti i saj
Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për Euronews Albania se bashkëshorti vrasës i Liridona Ademajt, e ka mbajtur këtë të fundit në presion që prej vitit 2019 për shkak të sekreteve të mëdha që ajo dinte. Sipas Çelmetës, Liridona ka qenë në dijeni të njohjeve dhe lidhjeve të Naim Murselit me politikanë dhe biznesmenë […]
Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për Euronews Albania se bashkëshorti vrasës i Liridona Ademajt, e ka mbajtur këtë të fundit në presion që prej vitit 2019 për shkak të sekreteve të mëdha që ajo dinte.
Sipas Çelmetës, Liridona ka qenë në dijeni të njohjeve dhe lidhjeve të Naim Murselit me politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm, lidhje të cilat sipas tij nuk kanë qenë vetëm në aspektin financiar.
“Bashkëshorti i Liridonës ka dritë-hije të shumta. Ai ka pasur një jetë luksoze dhe të shfrenuar. Ai kishte deklaruar në Kosovë se kishte të ardhura vetëm 15 mijë euro në vit. Kam informacione që ai merrej me tregti të paligjshme, ai merrej me tregti të sendeve me vlerë siç janë florinjtë dhe diamantët nga Afrika e Jugut dhe i tregtonin në europë.
Se për llogari të kujt, kjo duhet të zbulohet nga autoritetet. Po hetohet edhe në Suedi për këtë, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur shtrirje edhe në Kosovë. Mënyra se si ky jetonte, lidhjet që kishte me biznesmenë dhe politikanë, krijuan edhe probleme me bashkëshorten e tij. Ajo në 31 janar të 2019 ka bërë kërkesë për divorc, që më pas nuk vijoi më.
Liridona është mbajtur nën presion nga Naim Murseli, për gjërat sekrete që ajo dinte. Ajo dinte sekrete të mëdha. Ka ditur lidhje me figura politike, me biznesmenë të fuqishëm, por jo vetëm lidhje financiare, por edhe lidhje të tjera të cilat nuk më takojnë mua ti them”,-tha Çelmeta./m.j
What's Your Reaction?