Lista me Ushqimet më të Mira për Shëndetin e Syve

Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme. Në të vërtetë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve. Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyes si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, munden […] The post Lista me Ushqimet më të Mira për Shëndetin e Syve appeared first on AgroWeb.

Tetor 13, 2023 - 09:55
 0
Lista me Ushqimet më të Mira për Shëndetin e Syve
Reklamë
Reklamë

Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme.

Në të vërtetë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve.

Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyes si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, munden të përmirësojnë shëndetin e syve me 25%.

Reklamë
Reklamë

Studimi u përditësua edhe në vitin 2013 dhe arriti në konkluzionin se acidet yndyrore omega- 3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantë të tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 10 ushqimet më të mira dhe të nevojshme për shëndetin e syve.

Peshku

Shumë lloje peshqish janë burime të larmishme të acideve yndyrore omega-3.  Megjithatë, peshqit më të pasur me këto acide yndyrore janë toni, salmoni, trofta, sardelet, skumbria

Shumë studime kanë zbuluar se vaji i peshkut është efikas kundër përtharjes së syve, sidomos asaj të shkaktuar nga të qëndruarit përpara kompjuterit.

Arrorët Dhe Bishtajoret

Arrorët janë gjithashtu të pasur me acide yndyrore omega-3.

Sipas të  dhënave të AgroWeb.org arrorët përmbajnë edhe shumë vitaminë E që mbron sytë nga dëmet e vazhdueshme prej moshës.

Konsumoni më shumë arra, shqeme, kikirikë dhe bishtajore si fasule, thjerëza etj.

Farat

Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, edhe farat janë të pasura me omega-3 dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës E.

Zgjidhni farat chia, farat e linit për të mirëmbajtur shëndetin e syve.

Agrumet

Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i rekomanduar kundër sëmundjeve të syve.

AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni më shumë limonë, portokalle, qitro për të marrë sa më shumë vitaminë C.

Barishtet

Barishtet si spinaqi janë të pasura me shumë antioksidantë dhe vitaminë C.

Ato duhen konsumuar rregullisht.

Karrotat

Karrotat janë të pasura me beta karoten dhe vitaiminë A e cila luan një rol thelbësor në shikimin tuaj.

Patatja e Ëmbël

Ashtu si karrotat edhe patatja e ëmbël përmban beta karoten por edhe vitaminë E.

Panxhari

Panxhari është i pasur me zink, që luan një rol mirëmbajtës për shëndetin e syve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org zinku ndihmon në ruajtjen e shikimit pavarësisht moshës dhe parandalon formimin e perdes së syrit.

Vezët

Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin.

Ato përmban zink, vitaminë C dhe E.

Uji

Uji është thelbësor  për shëndetin e syve.

Duhet të pini shumë ujë që të parandaloni hidratimin dhe përtharjen e syve./AgroWeb.org

The post Lista me Ushqimet më të Mira për Shëndetin e Syve appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.