Llokume me Qershi – Delikatesë e Lehtë, e Ëmbël
Tashmë që sezoni i qershive ka nisur dhe tregjet janë mbushur plot me frutat kokërrvogla të kuqe e të ëmbla mjaltë amvisat kanë shumë mundësi për të përgatitur receta fantastike me përbërësin kryesor qershitë. E tillë është edhe receta e përgatitjes së llokumeve me lëng qershie. Është e pamundur të dëgjosh për llokumet e të […] The post Llokume me Qershi – Delikatesë e Lehtë, e Ëmbël appeared first on AgroWeb.
Tashmë që sezoni i qershive ka nisur dhe tregjet janë mbushur plot me frutat kokërrvogla të kuqe e të ëmbla mjaltë amvisat kanë shumë mundësi për të përgatitur receta fantastike me përbërësin kryesor qershitë.
E tillë është edhe receta e përgatitjes së llokumeve me lëng qershie.
Është e pamundur të dëgjosh për llokumet e të mos tundohesh menjëherë nga dëshira për t’i shijuar.
Të buta, të ëmbla, të shijshme, llokumet janë fantastike për të ëmbëlsuar veten në çdo kohë.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë shumë të thjeshtë të përgatitjes së llokumeve me lëng qershie, e cila përgatitet në vetëm pak minuta por shija e saj do t’ju ëmbëlsojë jo vetëm ju por edhe më të dashurit tuaj në familje apo edhe miqtë dhe të afërmit.
Ndiqni më poshtë nga AgroWeb.org recetën e thjeshtë të përgatitjes së llokumeve me lëng qershie.
Përgatitja e Llokumeve me Qershi
Përbërësit
- Katër gota me lëng qershie (rreth 1 kg – 1 ½ kg qershi)
- Një gotë ujë sheqer
- 5-6 lugë gjelle me niseshte
- Sheqer pudër (nëse preferoni në vend të sheqerit pluhur mund të përdorni arrë kokosi të grirë)
Përgatitja
Si fillim shtrydhni qershitë për të përftuar lëngun.
Pasi keni shtrydhur lëngun, AgroWeb.org ju këshillon ta kulloni nga pjesëzat e tulit përmes një kullorëse të pastër.
Më pas, lëngun e qershisë hidheni në një tenxhere të pastër.
Shtoni sheqerin dhe niseshten dhe vendosini në zjarr.
I përziejmë pa ndërprerje përmes një luge druri derisa masa të trashet dhe të jetë kompakte.
Masën e llokumeve e hedhim në gota cilindrike apo forma të tjera nëse keni.
Nëse i hidhni në gota cilindrike, lërini të ftohen dhe më pas nxirrini nga gota dhe prijini në feta rrethore.
Nëse dëshironi llokumin e nxehtë mund ta transferoni edhe në një enë tjetër dhe kur të ftohet ta prisni në forma katrore.
Pas ndarjes në forma, llokumet i pudrosim me sheqer pluhur apo arrë kokosi të grirë./AgroWeb.org
The post Llokume me Qershi – Delikatesë e Lehtë, e Ëmbël appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?