Luiz Ejllit i mbyllin sërish Instagramin, kallëzon rastin në polici
Këngëtarit dhe fituesit të Big Brother VIP 2 i kanë mbyllur sërish faqen e tij në rrjetin social “Instagram”. Luizi ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik dhe thotë se personi që qëndron pas kësaj është dikush që e ka inat, sepse është një rast që po përsëritet. Kjo është hera e tretë që […]
Këngëtarit dhe fituesit të Big Brother VIP 2 i kanë mbyllur sërish faqen e tij në rrjetin social “Instagram”.
Luizi ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik dhe thotë se personi që qëndron pas kësaj është dikush që e ka inat, sepse është një rast që po përsëritet.
Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram. Faqja e artistit numëron 625 mijë ndjekës, ndërsa ai u kthye në një prej figurave më të ndjekura në vendin tonë gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP.
What's Your Reaction?