Luli sot u tregua burrë, nuk i bashkoi votat me Ramën

Nga Denis Minga Vota e Enkelejd Alibeaj të hënën e kaluar pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës në komisionin e Mandateve krahas 5 anëtarëve të tjerë socialistë padyshim ishte një nga qëndrimet më të forta të PD-së së Lulzim Bashës. Atë të hënë në emisionin Kontrast bashkë me mikun Lorenc Vangjeli, vendosa titullin “Basha […]

Dhjetor 21, 2023 - 18:50
 0
Luli sot u tregua burrë, nuk i bashkoi votat me Ramën
Reklamë
Reklamë

Nga Denis Minga

Vota e Enkelejd Alibeaj të hënën e kaluar pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës në komisionin e Mandateve krahas 5 anëtarëve të tjerë socialistë padyshim ishte një nga qëndrimet më të forta të PD-së së Lulzim Bashës. Atë të hënë në emisionin Kontrast bashkë me mikun Lorenc Vangjeli, vendosa titullin “Basha bashkon votat me Ramën për ta lënë Berishën pa imunitet dhe për ti hapur rrugë kërkesës ligjore të SPAK-ut”.

I bindur që titulli ishte i saktë jo vetëm se respektonte lajmin që kishte ndodhur por gjithashtu se isha korrekt edhe politikisht, pasi gjithnjë kam menduar se të bashkëpunosh me liderin e shumicës  për reformat e mëdha të vendit, në këtë rast për të zbatuar reformën në drejtësi, do të ishte e vetmja rrugë e të vetëquajturit lider opozite Lulzim Basha për të ecur përpara. Por titulli mesa duket shkaktoi pakënaqësi tek disa prej mbështetësve të Bashës të cilët nuk nguruan ta quajnë një sulm mediatik të trekëndëshit të Bermudeve kundër liderit të tyre qelibar Lulzim Basha. Sigurisht që atë të hënë i mora me të qeshur këto reagime të miqve të mi demokrate I bindur se e kishin gabim. Gjithnjë kam qenë dhe i jam i mendimit se lideri i opozitës e ka detyrim të bashkëpunojë me kreun e mazhorancës për vendin dhe se kjo përbën alfën e demokracisë. Por sot pas votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të Sali Berishës me vetëm 75 votat e mazhorancës mendoj se  gabova me titullin e së hënës pasi Basha më konfirmoi se nuk i bashkon dot votat as sot dhe as nesër me Ramën për të mirën e vendit.

Reklamë
Reklamë

Por çfarë tregoi vota e sotme e mazhorancës në Kuvend për heqjen e imunitetit të politikanit më të fuqishëm shqiptar në këto 33 vite, pas kërkesës së Drejtësisë së re.

1. Së pari vota sot tregoi se lideri I padiskutueshëm politik I vendit mbetet kryeministri Edi Rama. Edhe njëherë Rama tregoi se menaxhon plotësisht mazhorancën e tij pasi votimi kundër Berishës nuk mund të cilësohet kaq i thjeshtë saç mendojnë disa. Jo pa arsye në sondazhe Rama rezulton politikani më i pëlqyer i vendit me rreth 40 % ndërsa rivali I tij më I afërt nuk I kap as 17 % . Rama mbetet sot pa kundërshtarë politikë dhe fitues i padiskutueshëm në cdo garë elektorale, madje votimi I sotëm I ka dhënë atij me siguri mandatin e katërt qeverisës në cdo kohë që do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare. Gjithashtu Rama tregoi me këtë votë se mbetet partneri më i ngushtë i amerikanëve në Shqipëri.

2.Së dyti vota e sotme tregoi që Berisha ka humbur ndjeshëm mbështetësit e tij në terren. Sot ishte dita më e vështirë politike për Sali Berishën dhe e vetmja dritare shpëtimi mund të ishte mbështetja masive popullore. Ndoshta me një prani prej 100 mijë vetësh para Parlamentit, Rama me të tijët do ta kishin shumë të vështirë të votonin për arrestimin e Sali Berishës. Madje ish-kryeministri nuk arriti të nxirrte në shesh as ata 44 mijë anëtarë që pretendonte se votuan në referendumin për rikthmin e tij në krye të PD-së.

3. Së treti mungesa e Bashës në Kuvend zhgënjeu edhe njeherë ata demokratë të mirë dhe të ndershëm të cilët besonin se tani Lulzim Basha do të jetë ndryshe nga 8 vitet kur drejtonte Pd-në nën hijen e Berishës. Ndërsa për ata pak demokratë që mendojnë se Basha bëri mirë që nuk shkoi për të shmangur përplasjen me grupin tjetër kam vetëm një pyetje. Basha sot nuk I bashkoi votat me Ramën por me mungesën e tij a i bashkoi ai votat me Berishën ? Në fund të fundit askush mos harrojë  se sot ishin 75 vota pro SHBA-së dhe 65 të tjera kundër SHBA-së.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.