“Maldivet e Europës”/Mediat britanike: Rekomandohet Ksamili për plazhin dhe ujin e kristaltë

“Kur bëhet fjalë për destinacionet e pushimeve të ëndrrave, Maldivet dhe Karaibet janë në krye të listave të shumë njerëzve”. “Manchester Evening News” i ka kushtuar një reportazh turizmit shqiptar duke nënvizuar se nuk ka nevojë të shkosh aq larg për të shijuar plazhe të mrekullueshme, ujëra kristal të pastra dhe palma të harlisura. Dhe […]

Prill 7, 2024 - 17:45
 0
“Maldivet e Europës”/Mediat britanike: Rekomandohet Ksamili për plazhin dhe ujin e kristaltë
Reklamë
Reklamë

“Kur bëhet fjalë për destinacionet e pushimeve të ëndrrave, Maldivet dhe Karaibet janë në krye të listave të shumë njerëzve”.

“Manchester Evening News” i ka kushtuar një reportazh turizmit shqiptar duke nënvizuar se nuk ka nevojë të shkosh aq larg për të shijuar plazhe të mrekullueshme, ujëra kristal të pastra dhe palma të harlisura. Dhe për më tepër, media britanike i këshillon lexuesit e saj se këtë destinacion mund ta gjejnë me vetëm 50 Paund nga aeroporti i Manchesterit.

“Manchester Evening News” rekomandon Ksamilin për të cilin thotë se rrjetet sociale e kanë quajtur “Maldivet e Evropës”. Në shkrim thuhet se Riviera shqiptare ka një vijë të bukur bregdetare. Shtëpitë e plazhit janë të këndshme dhe për këtë Ksamili është bërë viral në rrjetet sociale.

Reklamë
Reklamë

Gazeta britanike nënvizon se për të arritur në Ksamil mund të fluturohet nga Tirana dhe më pas me një makinë me qira për 4 orë jeni në destinacion, por ka edhe një rrugë pak më të shkurtër duke u ndalur fillimisht në Korfuz dhe më pas vetëm 30 minuta me traget për të kapur brigjet shqiptare.

Ksamili rekomandohet këtë fundjavë edhe nga gazeta britanike “Express” ku gazetarja Ester Marshall bën edhe rekomandimet e saj për pushuesit pasi vizitës së saj në jug të vendit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.