Manchester City gjen zëvendësuesin e Pep Guardiolas
Momentalisht, Manchester City janë duke e konsideruar seriozisht një kandidat potencial për të zëvendësuar Pep Guardiolën sipas një raportimi të ri. City bëri
Momentalisht, Manchester City janë duke e konsideruar seriozisht një kandidat potencial për të zëvendësuar Pep Guardiolën sipas një raportimi të ri.
Spanjolli i cili ishte konfirmuar si trajner i Cityt në sezonin 2016/17, ka arritur shifrën e 300 ndeshjeve të drejtuara në Ligën Premier gjatë muajit maj.
Kontrata e Guardiolës me Cityn skadon në fund të sezonit 2024/2025, që do të thotë se klubi duhet të përgatitet për largimin e tij gjatë javëve dhe muajve në vazhdim.
Me këtë në mendje, City raportohet se është i vendosur për një kandidat në veçanti pasi thashethemet për të ardhmen e Guardiolës janë rritur.
Football Transfers raporton se Xabi Alonso po shihet si kandidati ideal për të zëvendësuar Guardiolën, pasi besojnë që ish-lojtari i Real Madridit mund të vazhdojë trashëgimin e tij.
Në fakt, hierarkia e Cityt ka vendosur unanimisht që Alonso është njeriu i duhur për stolin dhe momentalisht është kandidati i vetëm të cilin po e konsiderojnë seriozisht.
Që prej se mori “frenat” e Bayer Leverkusenit në tetor të vitit 022, Alosno e ka transformuar ekipin gjerman në një ekip të pamposhtur.
Leverkuseni është bërë ekipi i parë që ka kompletuar një sezon të tërë në Bundesliga pa asnjë humbje të pësuar, teksa e kishin vendosur një rekord të ri në Evropë me 51 ndeshje radhazi pa humbje.
What's Your Reaction?