Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar, Musliu: Nuk priten “çudira”, por ndikon në moralin e shqiptarëve

Maqedonia e Veriut do të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar. Lidhur me këtë zhvillim analisti Albert Musliu dha opinionin e

Janar 29, 2024 - 20:13
 0
Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar, Musliu: Nuk priten “çudira”, por ndikon në moralin e shqiptarëve
Reklamë
Reklamë

Maqedonia e Veriut do të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar. Lidhur me këtë zhvillim analisti Albert Musliu dha opinionin e tij në intervistën e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi.

Talat Xhaferi është sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut edhe si pasojë e një marrëveshjeje të bërë katër vite mëparë mes BDI dhe LSMD. I pari kryeministër shqiptar, si do ndikojë në jetën politike?

“Talat Xhafer ka një obligim të madh edhe kombëtar, ai ka obligim që bashkëqytetarëve tanë maqedonas t’ua tregojë të vërtetën, të heq një steriotip të krijuar jo vetëm në Maqedoninë e pavarur, i cili buron i sistemit ish-jugosllav ku shqiptarët demonizoheshin”, tha ai duke nënvizuar se Xhaferi e ka bërë më së miri këtë detyrë edhe gjatë postit si Kryetar Kuvendi. “Kam pasur dilema, e shoh edhe sot ka një shqetësim të madh”, tha ai.

Reklamë
Reklamë

Mendon se kjo ngjarje mund të mobilizojë maqedonasit kundër shqiptarëve në zgjedhjet e 8 majit?

“Nuk besoj se do të ndodh kështu”, tha ai. “Maqedonia e Veriut e ka një realitet që nuk mund t’i shmanget. Këtu nuk mund të paramendohet Maqedonia ku nuk do të ketë palë shqiptare dhe përderisa një parti e fiton elektoratin shqiptar ajo është ajo e cila e udhëheq palën shqiptare në qeveri”, shtoi ai duke theksuar se parti të ndryshme janë përpjekur të minimizojnë rolin e partive me elektorat shqiptar në Maqedoninë e Veriut. “Së paku 40 ditë kjo qeveri do të bashkëpunojë edhe me parlamentin e Maqedonisë”, tha ai duke nënvizuar se nuk priten “çudira”, por aspekti moral për shqiptarët në Maqedoni mbetet i rëndësishëm.

Talat Xhaferi është kryeminsitër teknik, por mund të jetë politik dhe do ketë në dorë të ndikojë tek votat e shqiptarëve që të shkojnë tek partia e tij, opozita e sotme e shqiptarëve aty mund të tregohet me gisht si antishqiptare se do të bëjë opozitë me partinë e Talat Xhaferit, a qendron ky arsyetim?

“Nuk besoj se opozita do të shihet si opozita e shqiptarëve, ajo do të shihet si opozitë e partive politike shqiptare në qeveri, të cilat janë së paku katër. Unë nuk e kuptoj shkakun se përse opozita shqiptare nuk e përmbajti zgjedhjen e Talat Xhaferit ashtu siç e përmbajti në vitin 207, kur u zgjodh për herë të parë në krye të Kuvendit”, tha ai./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.