Margarita Xhepa tregon sekretin e bukurisë dhe të jetëgjatësisë

Artistja e madhe shqiptare Margarita Xhepa është një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare. Sot ajo është 90 vjeç, por njëkohësisht ruan elegancën dhe bukurinë. Margarita Xhepa ka qenë e ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ka treguar sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj. “Deri sa rroka njeriu kaq gjatë, unë […]

Maj 4, 2024 - 08:55
 0
Margarita Xhepa tregon sekretin e bukurisë dhe të jetëgjatësisë
Reklamë
Reklamë

Artistja e madhe shqiptare Margarita Xhepa është një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare. Sot ajo është 90 vjeç, por njëkohësisht ruan elegancën dhe bukurinë.

Margarita Xhepa ka qenë e ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ka treguar sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj.

“Deri sa rroka njeriu kaq gjatë, unë them nga lodhja e madhe? Nga durimi i madh? Sepse njeriu në jetë kalon hidhërime, gëzime, ato gërshetohen, jeta kështu është, edhe gëzime edhe hidhërime. Por ama puna qenka gjë e madhe, lëvizja është jetë. Puna e bërë me dashuri, me pasion. Ajo më ka mbajtur gjallë, edhe jeta e rregullt. Unë nuk kam pirë kurrë cigare, edhe pijet nuk më pëlqejnë, kam bërë jetë të rregullt, asgjë tjetër”, u shpreh Margarita Xhepa.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.