Marmalata e Shijshme e Ftoit – Si ta Përgatisni Vetë në Shtëpi

Marmalata e ftoit përgatitet krejt lehtë dhe është fantastike për t’u konsumuar në çdo stinë. Të gjitha llojet e reçelit dhe marmalatave shqiptare janë fantastike, të shijshme e plot ëmbëlsi, por si shija e marmalatës të ftoit nuk ka! Është e pamundur të mungojë në kuzhinën e amvisave shqiptare, të cilat e përgatisin çdo vit […] The post Marmalata e Shijshme e Ftoit – Si ta Përgatisni Vetë në Shtëpi appeared first on AgroWeb.

Tetor 26, 2023 - 12:35
 0
Marmalata e Shijshme e Ftoit – Si ta Përgatisni Vetë në Shtëpi
Reklamë
Reklamë

Marmalata e ftoit përgatitet krejt lehtë dhe është fantastike për t’u konsumuar në çdo stinë.

Të gjitha llojet e reçelit dhe marmalatave shqiptare janë fantastike, të shijshme e plot ëmbëlsi, por si shija e marmalatës të ftoit nuk ka!

Është e pamundur të mungojë në kuzhinën e amvisave shqiptare, të cilat e përgatisin çdo vit plot delikatesë ndërsa e përdorin në receta të ndryshme në përgatitjen e ëmbëlsirave.

Reklamë
Reklamë

Ato janë fruta me një shije të veçantë që plotësojnë çdo ushqim tjetër të kripur, pikant apo të ëmbël.

Kur gatuhen, ftonjtë transformohen në një marmalatë me një ëmbëlsi intensive, nga ata që të bëjnë të lëpish gishtat.

Receta e marmalatës të ftoit që do të mësoni në këtë artikull të ArgoWeb.org përgatitet krejt lehtë në shtëpi ndërsa ka një avantazh superior shijeje.

Përgatitja e Marmalatës së Ftoit

Përbërësit

  • 2 kg ftonj
  • Lëkurën e gjysmës së një limoni
  • Tre lugë gjelle me lëng limoni
  • 500 – 600 g sheqer

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të lani me ujë të bollshëm ftonjtë dhe t’i qëroni nga lëkura dhe bërthamat, e më pas pritini në copa.

Në një tenxhere hidhni lëkurën e limonit të qëruar shtoni dhe ftonjtë e prera dhe mbulojini me ujë.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni masën që të zjejnë.

Pasi të kenë marrë valë, ulni nxehtësinë dhe vendosini kapakun tenxheres. Lërini ftonjtë që të ziejnë dhe për 30 – 40 minuta të tjera.

Kështu kur t’i kulloni ata do të jenë të butë sa do të shtypen dhe me pirun.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, kulloni ftonjtë dhe mund t’i shtypni në kullore me një lugë, ose t’i vendosni në grirësin elektrik (mikser).

Ftonjtë do të krijojnë një formë pureje, të cilën do ta kaloni përsëri në tenxhere.

AgroWeb.org ju këshillon që ta masni purenë e ftonjëve, sa gota me pure të keni aq gota me sheqer do të hidhni.

Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr të ngadaltë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Pasi kokrrizat e sheqerit të jenë shkrirë shtoni lëngun e limonit.

Vazhdoni ta përzjeni derisa masa të fillojë të ndryshojë ngjyrë dhe të mpikset.

Masa do të marrë një ngjyrë të thellë kafe transparente, dhe do të jetë e trashë.

Në vijim, ngrohni furrën e sobës në 70 gradë celsius.

Në një tavë jo shumë të madhe vendosni një letër pjekjeje lyejeni me pak gjalpë dhe hidhni masën me ftonj.

Me ndihmën e një luge drejtojeni në mënyrë që trashësia të jetë e njëjtë në të gjithë sipërfaqen.

Vendoseni tavën në furrën e parangrohur përreth një orë, në mënyrë që të thahet plotësisht.

Ky proces do t’i japë marmalatës dhe formën e saj karakteristike.

Më pas hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

Për ta ruajtur mjafton vetëm ta largoni nga tava dhe ta mbështillni me qese kuzhine ose ta vendosni në një enë qelqi me kapak në frigorifer. /AgroWeb.org

The post Marmalata e Shijshme e Ftoit – Si ta Përgatisni Vetë në Shtëpi appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.