Marrëdhënia e ndërlikuar me Offset, rrëfehet Cardi B: Nuk ka të bëjë me dashurinë

Cardi B nuk do ta shkëpusë kurrë lidhjen e saj me Offset. 5 muaj pas ndarjes, reperja ka rrëfyer për “Rolling Stone” nëse do t’i japë fund ligjërisht martesës 6-vjeçare. “Do ta mendoj. Do ta mendojmë sepse e duam njëri-tjetrin. Nuk ka të bëjë me dashurinë. Ne jemi shokë të ngushtë. Dhe është që ‘epo, […]

Maj 16, 2024 - 20:50
 0
Marrëdhënia e ndërlikuar me Offset, rrëfehet Cardi B: Nuk ka të bëjë me dashurinë
Reklamë
Reklamë

Cardi B nuk do ta shkëpusë kurrë lidhjen e saj me Offset.

5 muaj pas ndarjes, reperja ka rrëfyer për “Rolling Stone” nëse do t’i japë fund ligjërisht martesës 6-vjeçare.

“Do ta mendoj. Do ta mendojmë sepse e duam njëri-tjetrin. Nuk ka të bëjë me dashurinë. Ne jemi shokë të ngushtë. Dhe është që ‘epo, kishte një periudhë kur s’kisha një shok të ngushtë apo një sistem mbështetjeje”.

Reklamë
Reklamë

31-vjeçarja vijon: “Nuk ka të bëjë me ‘si ndahesh me një partner? Si nuk flet më me shokun tënd të ngushtë?”

Cardi dhe Offset janë prindër të dy fëmijëve, Kulture dhe Wave dhe pas ndarjes së bujshme ku nuk munguan deklaratat e ashpra, duket se gjithçka është qetësuar. Ata u panë bashkë në festën e Met Gala por s’ka qenë gjithnjë kështu. Cardi ka pranuar se karriera dhe fëmijët vijnë përpara gjithçkaje.

“Të gjithë kemi të këqijat tona. Ne jemi nga dy botë të ndryshme. Ndonjëherë s’mund të jem… jo se s’mund të jem një grua. Thjesht, karriera merr në dorë jetën time. Më kupton ç’po them? Karriera vjen e para, fëmijët e mi të dytët. Ndonjëherë nuk e kuptoj  se po vendos shumë gjëra përpara marrëdhënies time”.

Ajo shton se nuk dëshiron që marrëdhënia të zgjerohet.

Nuk dua të rritem. Kujtoj vitin e shkuar kur po kalonim një periudhë të vështirë. Dhe më thoshte ‘nxirre albumin. Po stresohesh shumë. Kur ishte hera e fundit që shkuam me pushime?’ Edhe i thashë nuk kam kohë të shkoj me pushime sepse kjo vjen e para. Kjo vjen e para dhe fëmijët e mi të dytët. Vijnë gjërat e vogla për të cilat duhet të kujdesem. Ndonjëherë ndihem sikur e rendis lidhjen time të fundit”.

Por më pas renditja ndryshoi.

“Fëmijët e mi vijnë të parët. Fëmijët e mi vijnë përpara gjithçkaje”.

Për Offset, Cardi u shpreh se ai gjithmonë e ka përkrahur dhe e ka konsideruar po aq të famshme sa veten. Sa i përket situatës së tyre aktuale, reperja përmbylli duke thënë se “tani jemi në rregull”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.