Marrëveshja për të strehuar fantazmat e Mesdheut
Nga Ilir Yzeiri Marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të pritur në portin e Shëngjinit një pjesë të emigrantëve që zbarkojnë në brigjet e Italisë dhe për t’i strehuar ata në Gjadër derisa të bëhet verifikimi për statusin e tyre, si dhe dhënia e këtyre dy territoreve në përdorim shtetit italian, ka zgjuar […]
Nga Ilir Yzeiri
Marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të pritur në portin e Shëngjinit një pjesë të emigrantëve që zbarkojnë në brigjet e Italisë dhe për t’i strehuar ata në Gjadër derisa të bëhet verifikimi për statusin e tyre, si dhe dhënia e këtyre dy territoreve në përdorim shtetit italian, ka zgjuar polemika në vend dhe ka sjellë edhe njëherë në vëmendje një nga tragjeditë me të mëdha të epokës sonë atë të emigracionit ilegal që e ka kthyer Mesdheun në një varrezë gjigande. Simboli i kësaj tragjedie u bë fotoja e vogëlushit Ajlan Kurdi që ishte vetëm 3 vjeç kur u gjend i mbytur në brigjet turke më 2 shtator 2015 dhe që pushtoi të gjitha faqet e para të mediave dhe rrjeteve sociale. Pas kësaj, tragjedi të tjera ndodhën në Mesdhe. Siç raporton Organizata e Kombeve të Bashkuara për emigrantët, në Detin Mesdhe nga viti 2014 e deri në vitin 2023 kanë humbur jetën 27 364 emigrantë. Emigracioni është bërë plaga më e madhe e epokës sonë dhe ka përfshirë gjithë botën.
Shifrat që publikon Organizata e Kombeve të Bashkuara për emigracionin tregojnë një realitet impresionues dhe të bëjnë të mendosh se bota pa kufij është një iluzion për shkak se kufijtë shërbejnë ende për të ndërtuar identitetin dhe për të mbajtur botën të ndarë, megjithëse gjithë globi dhe edhe vendet që sot refuzojnë të trajtojnë këtë plagë jetojnë, zhvillohen dhe ekzistojnë edhe për shkak të emigrantëve. Sot 1 në 30 persona në botë është emigrant. 281 milion banorë të planetit janë emigrantë dhe deri në vitin 2020 ata përbënin 3.6% të popullsisë botërore. Sot ky numër është 3 herë më i madh se në vitin 1970. Numri i emigrantëve është rritur ndjeshëm, por vendet e para i zënë Azia dhe Europa dhe pas tyre SHBA. Në një studim të universitetit të Monrealit Kanada thuhet se bota gjithnjë e më shumë po përballet me problemet e sigurisë ndërkombëtare dhe një ndër ta është kriza migratore e Medheut, të cilën asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm.
Sipas artikullit 98 të saj « çdo shtet duhet t’i kërkojë kapitenit të një anijeje luftarake që të ndihmojë cilindo që gjendet në rrezik në mes të detit ose edhe ai vetë duhet të ndërhyjë kur konstaton një gjë të tillë. » Por ka edhe mjaft konventa të tjera që garantojnë se askush nuk duhet të mbetet pa ndihmë dhe pa asistencë në mes të detit si Convention internationale sur la recherche et le sauvetage maritimes (Convention SAR, version 1979), la Convention internationale pour la sauvegarde de la vie humaine en mer (Convention SOLAS) et la Résolution MSC 167 (78) 2004, du Comité de la sécurité maritime sur le traitement des personnes secourues en mer. Si përfundim mund të themi që anëtarët e BE-së nuk kanë arritur që të vendosin një ekuilibër të arsyeshëm mes prerogativave kombëtare për të kontrolluar hyrjen e personave në territorin e tyre dhe kërkesave të Shtetit të së Drejtës, të drejtave të njeriut, principit të solidaritetit dhe shpërndarjes së barabartë të përgjegjësisë mes shteteve.
Nëse solidariteti parandalues ka të bëjë me parandalimin e problemeve globale, menaxhimi i krizave dhe katastrofave kërkon solidaritet aktiv, në mos të detyruar. Në të vërtetë, bëhet fjalë për solidaritet për arsye të nevojës së përbashkët, sepse interesi i përbashkët është në lojë. Shtetet evropiane duhet të përqendrohen në një ndryshim të perspektivës dhe të miratojnë një koncept kozmopolit të drejtësisë dhe ligjit, dhe një vizion më të gjerë të solidaritetit – dhe pse jo, përpunimin e së drejtës të solidaritetit ndërkombëtar. Pas kësaj analize, mendojeni dhe vlerësojnë vetë marrëveshjen e Ramës dhe Melonit për emigrantët.
What's Your Reaction?