Martesat e të njëjtës gjini, nisin diskutimet në parlamentin grek, ligji kundështohet nga deputetë të majtë dhe Kisha

Sot, në ditën e Shën Valentinit, në parlamentin grek kanë nisur diskutimet për të lejuar martesat e të njëjtit seks. Seanca ka nisur

Shkurt 14, 2024 - 10:25
 0
Martesat e të njëjtës gjini, nisin diskutimet në parlamentin grek, ligji kundështohet nga deputetë të majtë dhe Kisha
Reklamë
Reklamë

Sot, në ditën e Shën Valentinit, në parlamentin grek kanë nisur diskutimet për të lejuar martesat e të njëjtit seks.

Seanca ka nisur me diskutime të forta mes partive politike, ku kanë shfaqur mendimet e tyre pro dhekundër propozimit të dorëzuar në Kuvend nga kryeministrit grek.

Ligji është i shumëpritur nga komuniteti LGBTQ+, ndërsa nga ligjvënësit po përballet me kundërshtimin e disa anëtarëve të partisë së tij të qendrës së djathtë, ndaj mund të ketë nevojë për mbështetje nga opozita e majtë për të miratuar projektligjin, për të cilin kërkohen 180 vota pro.

Reklamë
Reklamë

Ligji po përballet po ashtu me kundërshtim të fortë nga segmente të shoqërisë greke, duke përfshirë grupet fetare dhe disa anëtarë të partisë konservatore Demokracia e Re.

Ligji përfshin të drejtën e prindërve jobiologjikë të fëmijëve për të marrë vendime mjekësore për ta, të kenë të drejtat e trashëgimisë dhe njohjen ligjore të marrëdhënieve prindërore.

Në fillim të këtij muaji, priftërinjtë pas disa orësh diskutime votuan në mënyrë unanime kundër martesave të të njëjtit seks dhe birësimit të fëmijëve.

Sipas tyre, Teologjia e Kishës mbi martesën rrjedh nga Bibla e Shenjtë, ku marrëdhënia duhet të jetë mes një burri dhe një gruaje, të cilët si fryt të dashurisë të sjellin në jetë fëmijë.

Qëllimi i martesës së krishterë është krijimi i një martese dhe familjeje të mirë, zhvillimi i fëmijëve si fryt i dashurisë së dy bashkëshortëve në Krishtin dhe lidhja e tyre me jetën kishtare”, thuhet në deklaratën e priftërinjëve në Greqi.

Shteti me shumicë të krishterë-ortodokse mund të bëhet i pari që legalizon martesat gay.

Teksa kombi grek qëndron në majë të këtij momenti historik legjislativ, rezultati i votimit mbetet i pasigurt. Projektligji pritet të kalojë, por ka të ngjarë të përballet me rezistencë dhe debate gjatë rrugës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.