Masakra e vitit 1997, ish-presidenti thirret në Prokurori

Ish-presidenti dhe krahu i djathtë kolumbian, Alvaro Uribe, do të dëshmojë sot në Prokurorinë në Bogota për të konfirmuar ose mohuar njohuritë e tij të supozuara për një masakër paraushtarake që ndodhi në vitin 1997. Ngjarja ndodhi kur ai ishte guvernator i departamentit të Antioquia, e cila rezultoi me të paktën 16 fshatarë të vrarë […]

Nëntor 27, 2023 - 19:52
 0
Masakra e vitit 1997, ish-presidenti thirret në Prokurori
Reklamë
Reklamë

Ish-presidenti dhe krahu i djathtë kolumbian, Alvaro Uribe, do të dëshmojë sot në Prokurorinë në Bogota për të konfirmuar ose mohuar njohuritë e tij të supozuara për një masakër paraushtarake që ndodhi në vitin 1997.

Ngjarja ndodhi kur ai ishte guvernator i departamentit të Antioquia, e cila rezultoi me të paktën 16 fshatarë të vrarë dhe afro 1000 njerëz u zhvendosën, si dhe vrasja e një mbrojtësi të të drejtave të njeriut, raportojnë mediat e huaja.

Masakra e vitit 1997, ish-presidenti i njohur thirret në Prokurori

Reklamë
Reklamë

Në një deklaratë, Prokuroria tregoi se janë kryer aktivitete të shumta hetimore për masakrën e El Aros dhe vrasjen e mbrojtësit të të drejtave të njeriut Jesús María Valle Jaramillo dhe është mbledhur një material i bollshëm me prova. Dëshmia e Uribes, u saktësua gjithashtu, do të bëhet me iniciativën e të interesuarit, i cili ka kërkuar zyrtarisht të dëgjohet në këtë gjykim.

Javën e kaluar, ish-komandanti i Forcave të Bashkuara të Vetëmbrojtjes së Kolumbisë (AUC), italo-kolumbiani Salvatore Mancuso, shpjegoi në një seancë private në Jurisdiksionin Special për Paqen (JEP) se Uribe ishte gjithmonë në dijeni të masakrës së kryer në El Aro. Para se të dëshmojë sot, ish-kreu i shtetit Uribe mohoi të ketë patur lidhje, apo takuar ndonjëherë me Mancuso, i cili nujk e provon dot se ka lidhje me të.

“Ne nuk kemi folur kurrë, ne shkëmbyem vetëm disa përshëndetje në publik, duke pasur parasysh lidhjen time me departamentin e Kordobës dhe përpara se ai të njihej si kriminel”, deklaroi ish presidenti./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.