Mbahet Kongresi i 48-të i UEFA-s, Ceferin gati të kandidojë edhe për një mandat
Aleksander Ceferin do të kandidojë edhe për një mandat të tjetër në krye të UEFA-s, në zgjedhjet e 2027-ës. Qeveria Europiane e Futbollit modifikoi edhe zyrtarisht statutin e kandidimit, duke i hapur udhë kreut aktual të UEFA-s për të kërkuar një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme. Kundër modifikimit të statutit votoi vetëm Federata Angleze, […]
Aleksander Ceferin do të kandidojë edhe për një mandat të tjetër në krye të UEFA-s, në zgjedhjet e 2027-ës. Qeveria Europiane e Futbollit modifikoi edhe zyrtarisht statutin e kandidimit, duke i hapur udhë kreut aktual të UEFA-s për të kërkuar një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme.
Kundër modifikimit të statutit votoi vetëm Federata Angleze, ndërsa Ukraina abstenoi dhe të gjithë vendet e tjera pranuan t’i japin mundësi Ceferinit që të garojë për një tjetër mandat, që do ta mbante atë në krye të qeverisë europiane të futbollit deri në 2031-shin.
Ceferin erdhi në krye të UEFA-s, në 2016-ën, pas pezullimit të kreut të atëhershëm, Michel Platini dhe një nga rregullat që miratoi, ishte kufizimi i i presidencës në maksimumi 3 mandate.
Më pas slloveni u rizgjodh në 2019-ën dhe 2023-shin, duke çuar në tre numrin e mandateve të tij, megjithatë pretendimi i Ceferin ishte që mandati i parë ishte i ardhur nga situata e jashtëzakonshme dhe ishte më i shkurtër se normali, ndaj nuk duhej llogaritur.
Kongresi i 48-të i UEFA-s u mbajt sot në Paris, teksa u miratuan disa vendime të rëndësishme. FSHF, si një nga anëtaret e UEFA-s, u përfaqësua nga një delegacion shqiptar, me në krye presidentin Armand Duka. Njëherazi edhe zv. president i UEFA-s dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Në Kongresin e 48-të u miratuan disa ndryshime në statutin e UEFA-s dhe u mor vendimi për të patur të paktën dy anëtare femra në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Gjithashtu u miratuan edhe raportet e aktiviteteve dhe çështjeve financiare.
Që kanë të bëjnë me raportin e presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, raportin e Administratës së UEFA-s 2022/23 dhe po ashtu edhe pasqyrat financiare 2022/23 dhe buxheti 2024/25. Gjithashtu miratua edhe ratifikimi i anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Shoqata Evropiane e Klubeve ECA (dy përfaqësues për një mandat katërvjeçar); Nasser Al-Khelaifi (PSG); Miguel Angel Gil Marin (Atletico Madrid); Ligat Evropiane EL (një përfaqësues për një mandat njëvjeçar); Pedro Proença (Liga Portugeze).
Ndër të tjera, u ratifikua edhe përbërja e Organeve të UEFA-s për Administrimin e Drejtësisë dhe e Komitetit të UEFA-s për Qeverisje dhe Pajtueshmëri. Kongresi i radhës i zakonshëm i 49-të i UEFA-s, do të mbahet në datën 3 prill 2025, në Beograd.
/f.s
What's Your Reaction?