Mbi 11 mijë raste në javë me viroza, mjekët: Situata zgjat deri në pesë ditë, mos neglizhoni trajtimin
Në vend po qarkullojnë viroza të shumta dhe rastet kanë nisur të rriten dhe më të shtuara janë te fëmijët. Mbi 80 vizita në ditë kryen pranë çdo qendre shëndetësore në kryeqytet, ndërsa në urgjencën e pediatrisë në QSUT fluksi është edhe më i lartë . Mjekët thonë se dominojnë rastet me temperaturë shumë, kollë dhe dhimbje […]
Në vend po qarkullojnë viroza të shumta dhe rastet kanë nisur të rriten dhe më të shtuara janë te fëmijët. Mbi 80 vizita në ditë kryen pranë çdo qendre shëndetësore në kryeqytet, ndërsa në urgjencën e pediatrisë në QSUT fluksi është edhe më i lartë . Mjekët thonë se dominojnë rastet me temperaturë shumë, kollë dhe dhimbje koke.
“Kemi fëmijë që na paraqiten me temperaturë, prekje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore dhe kryesisht mosha që paraqitet më tepër janë nga 1 deri në 6 vjeç por jo se ka përjashtim të moshave të tjera”, thotë pediatrja Kaliopi Tiko.
Por si në rastet e virozave ashtu edhe të gripit stinor mjekët shprehen se nuk mungojnë komplikacionet që kërkojnë trajtim mjekësor të zgjatur në kohë
“Temperatura menaxhohet 2 deri në 5 ditë, por në këto raste ka edhe prekje të bronkiteve, përpiqemi ti paraprijmë një infeksioni duke përdorur anti-inflamator”, shprehet ajo.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se ende jemi larg një epidemie të gripit.
“Kemi diku tek 10-11 mijë infeksione respiratore në të gjithë vendin, por që të flasim për pandemi ky numër duhet të rritet afërsisht me 35 deri në 40%. janë pothuajse shifra që i përafrohen pak shumë stinës së vjeshtës. që do të thotë jemi në një situatë të qetë”, epidemiologu Dritan Ulqinaku.
Për të përballuar këtë sezon dimri, mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen, për ta kaluar sa më lehtë pasojat që shkakton gripi.
/a.r
What's Your Reaction?