Mbi 24 mln euro humbje, sipërmarrësit e bimëve medicinale kërkojnë mbështetje
Ndër grupet të cilët ndikuan në rënien e eksporteve për muajin nëntor, edhe bimët medicinale patën një ndikim negativ. Sipërmarrësit e këtij sektori përllogarisin 40% rënie në eksporte gjatë 11 muajve të parë të vitit krahasuar me të nëjtën periudhë të 2022. “Sot themi të mbështeten fermerët me rimbursimin e tvsh në llogarinë e tyre […]
Ndër grupet të cilët ndikuan në rënien e eksporteve për muajin nëntor, edhe bimët medicinale patën një ndikim negativ. Sipërmarrësit e këtij sektori përllogarisin 40% rënie në eksporte gjatë 11 muajve të parë të vitit krahasuar me të nëjtën periudhë të 2022.
“Sot themi të mbështeten fermerët me rimbursimin e tvsh në llogarinë e tyre dhe ne të kemi mundëis të eksportojmë. 12 milionë euro të shpërndahen në mënyrë të ndershme të cilët janë të regjistruar me nipte industria jonë do të ec përpara. Kjo vlerë sështë asgjë për buxhetin e shtetit,” shprehet Xhevit Hysenaj, sipërrmarës në fushën e bimëve medicinale.
Sipas të dhënave të INSTAT për 10 mujorin eksportet e grupit “Farart vajore, bimë industrial apo medicinale, ushqim për kafshët” ranë me 22% krahasuar me një vit më parë.
Mbështetja e drejtëpërdrejtë e fermerit në llogaritë e tyre do të rigjallëronte sektorin sipas sipërmarrësit Xhevit Hysenaj.
“Ne kemi kërkuar ngritjen e çmimeve në tregjet botërore por e vështirë. Fuqia punëtore është e llirë në vendet e tjera. Jemi në një situatë të tillë që ose do ngrem çmimet në tregje botërore ose do ulim blerjet tek fermerët. Nëse bëjmë këtë të dytën fermerët do lënë tokat pa punuar.”
Shkaktarë kryesor të situatës së eksporteve sipërmarrësit rendisin luhajtet në kursin e këmbimit.
“Bimët blihen 100% me lekë shqiptare dhe eksportohen në valutë. Kështu që kemi mbi 20% rënie.”
Nëse kjo situatë do të jetë e njëjtë edhe për vitin 2024, shkurtimi i punonjësve do të jetë vendim i padiskutueshëm sipas sipërmarrësve të sektorit. Eksportet në tërësi ranë me 22 % krahasuar me nëntorin e vitit 2022.
/f.s
What's Your Reaction?